PASURIA E KRYEMINISTRIT KOVAÇEVSKI – Edhe i pasur edhe borxhli

    Kryeministri Dimitar Kovaçevski, ka deklaruar pasurinë e tij sa ishte zëvendësministër i Financave, derisa tash ngjashëm edhe si kabineti i tij, pasi ka marr timonin e Qeverisë, nuk ka deklaruar se a është rritur apo është zbritur kjo pasuri e tij.

    Kovaçevski në deklarimet e fundit në komisionin Antikorrupsion, ka një borxh prej 17.174 denarë në bazë të një kartele kreditore dhe 75.00 denarë në bazë të një kartele pagesore, shkruan Alsat.

    Megjithatë ai nuk është vetëm “borxhli”, në listën anketuese ka paraqitur edhe tre banesa, 80, 70 dhe 93 metra katror, dy makina, njëra në emër të bashkëshortes dhe tjetra në emër të tij, “Pasat 2017/2020” dhe një “Polo 2013/2018”.

    Kovaçevski posedon letra me vlerë në shumë prej 46.000 dhe 62.000 denarëve si dhe disa depozita bankare me shuma të ndryshme…

    Lajmi Paraprak

    Gruaja që theri partnerin e saj me thikë, shpallet e pafajshme

    Lajmi i rradhës

    Askush nuk i merr parasysh ankesat e prindërve në Tetovë për hapjen e një kazino në afërsi të çerdhes!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë