Gruaja që theri partnerin e saj me thikë, shpallet e pafajshme

    Gjykata Themelore në Veles e shpalli të pafajshëm Pale Iloskën nga Velesi, e cila vitin e kaluar theri me thikë partnerin e saj të dhunshëm, gjithashtu nga Velesi. Ajo akuzohet për “vrasje në çast”.

    “E pandehura Pavlinka Ilovska lirohet nga akuza”, tha gjykatësja.

    Shpenzimet e procedurës, sipas gjyqtares i takojnë shtetit, ndërsa i hiqet masa e burgut shtëpiak.

    Iloska dje para gjyqtares tha se nuk ndihet fajtore, sepse veprën e ka kryer në vetëmbrojtje.

    Rasti tronditi opinionin pasi u zbulua se ajo ishte dhunuar nga ish-bashkëshorti, të cilin e kishte goditur me thikë për vdekje në një moment vetëmbrojtjeje.

    Iloska tashmë është mbrojtur nga organizatat joqeveritare dhe Komiteti i Helsinkit, të cilët thonë se e pandehura duhet të akuzohet për vepër të lehtë të kryer për vetëmbrojtje, e jo për vrasje për momentin, që parasheh dënim me burg prej një deri në pesë vjet. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Real Madrid dëshiron Skrinarin

    Lajmi i rradhës

    PASURIA E KRYEMINISTRIT KOVAÇEVSKI – Edhe i pasur edhe borxhli

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë