Zyrtare, Kamavinga te Reali me numrin 25

    Skuadra e Real Madridit ka prezantuar transferimin më të fundit, mesfushorin Eduardo Kamavinga.

    Në ditën e fundit të afatit kalimtar veror, gjiganti spanjoll e bleu francezin nga Reni, ndërsa, sot (e mërkurë) Kamavinga është prezantuar si futbollist i Realit dhe ka firmosur kontratën e re.

    Kamavinga që u kërkuar nga PSZH dhe Man. Junajted, tha se nuk ka menduar për askënd kur klubi spanjoll e ka telefonuar.

    “Përshëndetje të gjithëve, jam shumë i lumtur dhe krenar që jam këtu dhe të mbrojë fanellën. Nëse dikush para disa viteve më thoshte se do isha këtu, nuk do ta besoja. Jam duke shikuar përpara të luajë në Bernabeu me tifozët, është ëndërr. Nuk më interesonin paratë nga klubet e tjera, u interesova për të realizuar ëndrrën. Nuk mendova për asgjë kur Madridi me telefonoi. Konkurrenca më motivon, dua të mësoj nga të gjithë. Jam i gatshëm për këtë të shtunë,” tha mes tjerash Kamavinga.

    Kamavinga do mbajë numrin 25 në fanellë, derisa para disa orëve u takua edhe me futbollistët e tjerë dhe trajnerin Karlo Ançelotin. Ndërkohë, Reali do paguajë 30 milionë euro për klubin francez.

    Lajmi Paraprak

    Ndotja e ajrit vret më shumë se shumë sëmundje tjera

    Lajmi i rradhës

    Pavarësia, shqiptarët u anashkaluan nga vendimmarrja

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë