Pema “më e vjetër” në botë që mban sekretet e planetit (Video)

    Në pyjet e lagështa të Kilit jugor, të mbrojtura nga zjarret dhe prerjet që i kanë zhdukur speciet, një qiparis gjigant u ka mbijetuar pesëmijë vjetëve. Trungu i tij iu ofron shkencëtarëve gjurmë të paçmueshme të asaj se si përshtatet jeta me ndryshimet klimatike në planet, shkruan REL, përcjell Nistori.

    Qiparisi ka trung me gjerësi prej 4 metrash dhe është 28 metra i gjatë.

    “Kjo pemë, e cila është rritur këtu qe 5.000 vjet, është mbijetuese. Ka mbijetuar, sepse ne ndodhemi në një vend shumë të veçantë, një grykë, një llogore të thellë dhe të lagësht dhe ajo u ka mbijtuar zjarreve”, thotë Antonio Lara, hulumtues.

    Këto lloje peme, kanë histori shumë të veçanta, krahasuar me të gjitha pemët tjera, sepse janë simbol i rezistencës, i përshtatjes. Për shkak të famës në rritje të pemës, tani është më i mbrojtur se asnjëherë tjetër. /Nistor/

    Lajmi Paraprak

    Konflikti në Sudan hyn në muajin e dytë

    Lajmi i rradhës

    Kovaçevski: Jo zgjedhje të parakohshme, qeveria është e qëndrueshme

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë