Pendarovski: Do ta zbatojmë deri në pikën e fundit kërkesën e Greqisë për marrëveshjen e Prespës

    Me ceremoni solemne në pallatin presidencial në Athinë, u prit presidenti Stevo Pendarovski nga homologia e tij Katerina Sakellaropullu. Ky është takimi i parë bilateral të këtij niveli që nga pavarësia e vendit.

    “Mesazhet nga Athina janë pozitive sa i takon mbështetjes që i jep Greqia integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE. Autoritetet në Athinë kërkojnë zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Prespës nga ana e Maqedonisë së Veriut. Palët janë dakorduar për vazhdimin e marrëdhënieve të mira ekonomike dhe politike”.

    Zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Prespës, deklaroi presidentja greke, është i rëndësishëm për mbështetjen që i jep Athina-Shkupit në procesin euro-integrues.

    Do te doja ta konfirmoj që ne i japim rëndësi përforcimit të marrëdhënieve bilaterale dhe perspektives evropiane të Maqedonisë së Veriut. Pajtoheni se zbatimi i plotë dhe me vullnet të mirë i Marrëveshjes së Prespës është kyç për arritjen e këtyre dy qëllimeve. Tashmë kanë kaluar dy vite e gjysmë që kur Marrëveshja e Prespës ka hyrë në fuqi. Nga ana e Maqedonisë së Veriut janë bërë disa hapa pozitivë por përsëri shumë çështje mbeten të pazgjidhura. Mbyllja e këtyre çështjeve të hapura do të mundësojë zhvillim të mëtejmë të marrëdhënieve tona – tha Katerina Sakellaropullu, Presidente e Greqisë.

    Presidenti Pendatovski deklaroi se është lajm i mirë që të dy komisionet të cilat dalin nga marrëveshja dhe të cilat s’janë takuar që nga fillimi i pandemisë, kanë caktuar takimet e radhës.

    Mu konfirmua që Marrëveshjen e Prespës, pavarësisht qëndrimeve aktorët i kanë pasur më herët ndër vite do ta zbatojnë, se vlen dhe se duan zbatim të plotë të tij. Unë thash se ajo marrëveshje është dera jonë në integrimet euro-atlantike dhe e kemi për qëllim ta zbatojnë deri në pikën dhe presjen e fundit. Presim që të dy vendet të qëndrojnë pas asaj që është shkruar – deklaroi Stevo Pendarovski, President.

    Pandarovski takoi edhe kryeministrin grek Kirjakos Micotakis i cili konfirmoi mbështetjen për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

    I japim shumë rëndësi përforcimit dhe thellimit të marrëdhënieve tona bilaterale por edhe promovimit të procesit euro-integrues të Maqedonisë së Veriut. Kjo është një çështje për të cilën do të kemi mundësi të bisedojmë në Slloveni, në kuadër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor. Më vjen mirë që bashkëpunimi ynë bilateral ec përpara me hapa stabil në fushën e energjetikës, mbrojtjes dhe doganës – tha Kirjakos Micotakis, kryeministër i Greqisë

    Pendarovski përfundoi vizitën në Greqi me takim me kryebashkiakun e Athinës./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Paradoksi i lëvizjes Berisha

    Lajmi i rradhës

    VMRO-DPMNE: Pretendimet e prokurorisë për spitalin modular në Tetovë janë qesharake

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë