VMRO-DPMNE: Pretendimet e prokurorisë për spitalin modular në Tetovë janë qesharake

    Opozita maqedonase ka reaguar ndaj raportit për tragjedinë në Tetovë. Sipas VMRO-DPMNE-së, LSDM dhe BDI përmes prokurorisë së Tetovës urdhërojnë raport, që u përshtatet atyre për të fshehur përgjegjësinë. Sipas VMRO-së, duhet të ketë përgjegjësi për këtë rast. Nënkryetari i kësaj partie Aleksandar Nikollovski e cilëson si qesharak raportin.

    “Raporti është qesharak, të pretendosh se 14 jetë njerëzish u humbën për shkak të një lloj kablloje, mendoj se është qesharake. Njëkohësisht, edhe nëse është ashtu, siç thotë prokuroria e Tetovës, Venko Filipçe është përsëri përgjegjës, sepse ai është Ministër i Shëndetësisë, dhe ai është më përgjegjësi për ndërtimin e spitaleve modulare dhe funksionimin e tyre, sepse ato janë brenda Ministrisë së Shëndetësisë. “- deklaroi ALEKSANDAR NIKOLOSKI – Nënkryetar i VMRO-DPMNE-së./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Pendarovski: Do ta zbatojmë deri në pikën e fundit kërkesën e Greqisë për marrëveshjen e Prespës

    Lajmi i rradhës

    Zaev: S’ka arsye për të pranuar dorëheqjen e Filipçes dhe Hasanit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë