Pendarovski – Eskobar: Dy shtete në vazhdimësi kultivojnë dialog produktiv politik

    Presidenti Stevo Pendarovski sot realizoi takim me zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit, Gabriel Eskobar, i cili ishte i shoqëruar nga ambasadorja, Kate Marie Byrnes, ku, siç informojnë, u këmbyen mendime për marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së, si dhe për gjendjet në rajon, përcjell Nistori.

    Pendarovski në takim ka vlerësuar se ShBA-të dhe Maqedonia e Veriut “në vazhdimësi përkëdhelin dialog politik produktiv” dhe ka shprehur besimin se “marrëdhëniet bilaterale do të vazhdojnë të zhvillohen me dinamikë më të përforcuar”.

    Presidenti shtetit gjithashtu ka falënderuar Escobarin për përkushtimin që sa më parë vendi ynë të fillojë negociatat me Bashkimin Evropian.

    “Sa u takon aspiratave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, presidenti Pendarovski riafirmoi pritshmëritë për fillim të negociatave qasëse për anëtarësim, duke potencuar se zhbllokimi i procesit integrues pozitivisht do të shpërfaqet në stabilitetin e përgjithshëm dhe zhvillimin e rajonit.”

    Në këtë kontekst, presidenti Pendarovski i është falënderuar për mbështetjen e administratës amerikane dhe personalisht zëvendës-ndihmësit të sekretarit shtetëror Eskobar, në raport me nevojën e përparimit të shteteve të rajonit drejt BE-së”, qëndron në kumtesë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Hyjnë në fuqi masat e reja anti-Covid në Kosovë

    Lajmi i rradhës

    S’KA NEVOJË PËR TEATËR – Do ta rishikojmë nëse marrëveshja me Alternativën është e pranueshme për PLD-në

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë