S’KA NEVOJË PËR TEATËR – Do ta rishikojmë nëse marrëveshja me Alternativën është e pranueshme për PLD-në

    Partia Liberale Demokratike pret që kryeministri Zoran Zaev të informojë të gjithë partnerët e koalicionit për marrëveshjen me Alternativën në mënyrë që ata të vendosin nëse është e pranueshme për ta apo jo, përcjell Nistori.

    “Nuk ka qenë nevoja që të bëhen këto teatro për një muaj dhe të përqëndrohet publiku, sepse vendi ka një sfidë të fortë në dhjetor dhe ky është fillimi i negociatave dhe e gjithë energjia e aktorëve politikë duhet të drejtohet për zgjidhjen e këtij problemi që do të nënkuptojë një standard më të mirë të jetës së qytetarëve, në vend të kësaj merren me pozita personale dhe vendime të kuadrove për të cilat padyshim është rënë dakord. Presim që kryeministri Zaev dhe opinioni dhe ne si parti të koalicionit të na informojnë, të dijmë se në çfarë qeverisje të re po hyjmë, a është e pranueshme për PLD-në apo jo. Natyrisht, ky është vendimi ynë i përbashkët me RDM-në.” – tha kryetari i PLD-së, Goran Milevski.

    PLD dhe RDM kanë tre deputetë dhe një post ministror në qeveri. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Pendarovski – Eskobar: Dy shtete në vazhdimësi kultivojnë dialog produktiv politik

    Lajmi i rradhës

    Çfarë ndikimi ka rënia e lirës turke?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë