Pendarovski: LSDM-ja rrezikon një rezultat edhe më të keq në zgjedhjet e ardhshme

    Ish-presidenti Stevo Pendarovski i dërgoi një paralajmërim të fortë udhëheqjes së LSDM-së, duke theksuar se partia ndodhet në një kryqëzim kritik dhe pa ndryshime të thella mund të përballet me rënie të mëtejshme dhe margjinalizim politik.

    Pendarovski tha se edhe pse VMRO DPMNE ka humbur pjesë të mbështetjes së saj tradicionale, LSDM nuk ka arritur ta shfrytëzojë këtë dhe të tërheqë votuesit opozitarë.

    “Kur nuk e bëtë këtë, receta është e qartë, ose ndryshoni strategjinë politike dhe qasjen ndaj qytetarëve, ose sillni njerëz të rinj që dinë të arrijnë shtresat e ndryshme të elektoratit”, theksoi ai.

    Ish-presidenti shtoi se problemi nuk është vetëm në komunikim, por edhe në thelbin e veprimit politik, strategjinë, vendosjen e kuadrove dhe mënyrën se si partia i drejtohet publikut.

    Ai paralajmëroi se me trendin aktual të uljes së mbështetjes, LSDM rrezikon një rezultat edhe më të keq në zgjedhjet e ardhshme.

    “Ekziston një rrezik real që partia të zhduket ose të futet në margjinën statistikore të gabimit”, përfundoi Pendarovski.

    Lajmi Paraprak

    Totaj i Prizrenit thotë se mungon transparenca, ndërsa Kasami flet për progres në rrugën Tetovë–Prizren

    Lajmi i rradhës

    Osmanit i mbaron mandati, Haxhiu pritet ta marrë zyrtarisht detyrën e ushtrueses së presidentit sot pasdite

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë