Pendarovski: mundësitë janë më shumë që të kandidoj për një mandat të dytë

    Presidenti aktual Stevo Pendarovski ende nuk ka sjellë vendim se nëse do të kandidohet për mandat të dytë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të caktuara për më 24 prill dhe për më 8 maj. Tani për tani, thotë Pendarovski në intervistë për 360 Gradë se shanset janë më të mëdha që të kandidohet se sa të mos kandidohet.

    “Nëse më pyesni sot, dhjetor, shanset që të kandidohem janë më të mëdha se sa të mos kandidohem”, tha ai.

    I pyetur për atë se nëse marrëveshja midis partive për zgjedhje të dyfishta më 8 maj i përshtatet ati personalisht nëse do të jetë kandidat, Pendarovski komentoi: “Nuk besoj se më merr ose më shton diçka. Të njëjtën e mendoj edhe për kandidatët e tjerë potencial. Nuk mundet askush të më bind se nëse ju keni ose nuk keni rejting në prill, do ta humbisni ose shtoni në qershor. Ose keni, ose nuk keni”.

    Pendarovski potencoi se vendimi i tij për kandidaturë të re eventuale do të varet nga mbështetja nga partitë, por edhe nga blloku i qytetarëve.

    Pendarovski është presidenti i pestë i Maqedonisë që nga 12 maji 2019, i cili aktualisht është në detyrë. Ai e kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij profesionale në Ministrinë e Punëve të Brendshme si analist i sigurisë, ai ishte gjithashtu këshilltar për siguri kombëtare dhe politikë të jashtme të dy presidentëve maqedonas, Boris Trajkovsi dhe Branko Cërvenkovski.

    Pendarovski ishte kandidat për president të shtetit për herë të parë në vitin 2014, kur ishte kandidat i koalicionit të udhëhequr nga LSDM, por nuk arriti ta mposht presidentin e atëhershëm Gjorge Ivanov. Në vitin 2019 ishte kandidat për herë të dytë në zgjedhjet presidenciale, si kandidat konsensus i LSDM-së, BDI-së dhe dhjetëra partive të tjera politike dhe mundi kandidaten e opozitës VMRO-DPMNE, profesoren universitare Gordana Siljanovska-Davkova.

    Kujtojmë se partitë politike të përfaqësuara në Kuvend në mbledhjen e liderëve ranë dakord që zgjedhjet parlamentare të mbahen më 8 maj, e mërkurë. Ata do të jenë së bashku me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale për të cilat raundi i parë do të jetë më 24 prill, poashtu e mërkurë.

    Kovaçevski tha se 100 ditë para zgjedhjeve ose më 28 janar do të formohet Qeveria teknike dhe se do të respektohet marrëveshja që kryeministri të jetë nga radhët e BDI-së.

    Ndryshe, nga dita e shpalljes së zgjedhjeve deri në ditën e votimit duhet të kalojnë jo më pak se 70 ditë dhe jo më shumë se 90 ditë. Nëse janë më 24 prill në raundin e parë dhe 8 maj për raundin e dytë, atëherë shpallja e zgjedhjeve do të duhet të jetë më 27 shkurt, që siguron të paktën 70 ditë deri në zgjedhje.

    Lajmi Paraprak

    LSDM: së shpejti Zhelina do të bëhet me bulevard

    Lajmi i rradhës

    Me të holla deri në liri / Doli nga paraburgimi banori i Velesit i cili gjykohej për tregti me fëmijë të shantazhuar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë