LSDM: së shpejti Zhelina do të bëhet me bulevard

    LSDM: së shpejti në Zhelinë pritet të fillojnë punimet për bulevardin

    Sot në kuvendin e RMV ka kaluar propozimi për ndërtimin e bulevardit në Zhelinë. Sipas LSDM Zhelinë, edhe Zoran Zaev kur ishet më herët në fshatin Zhelinë, premtoi që ky projekt madhështor dhe shumë i nevojshëm për fshatin, duhet të realizohet, përcjell Nistori.

    “Projektet për Zhelinën tonë nuk kanë të ndalur! Sot në kuvendin e RMV-së ka kaluar propozimi për ndërtimin e bulevardit në Zhelinë, një plan i kahmotshëm që natyrisht bëhet realitet vetëm me qeverisjen e LSDM-së. Në një prej vizitave të shumta të Zoran Zaevit në Zhelinë, ai premtoi që ky projekt madhështor, shumë i nevojshëm për vendin tonë duhet të realizohet dhe ja ku jemi sot, një hap para fillimit të punimeve. Në qeverisjen e LSDM-së absolutisht çdo premtim bëhet realitet. Ngadalë, por me hapa të sigurtë po dëshmojmë kush punon për popullin! Vazhdojmë me projektet e radhës më të fortë se kurrë më parë”, deklaron LSDM Zhelinë.

    Sipas këshilltarit komunal në komunën e Zhelinës nga radhët e LSDM, Adnan Demiri, ky projekt do të realizohet pikërisht nga qeveria e udhëhequr nga LSDM, pasi asnjë pushtet lokal deri më tani nuk ka pasur vullnet që ta realizojë bulevardin në Zhelinë.

    “Pritet që mjetet t’i kalojnë komunës në llogari të veçantë për këtë projekt. Tenderi pritet të hapet në janar 2024, i cili do të zgjasë një muaj. Nënshkruhet kontrata me kompaninë dhe më pas nisin punimet. Projekti është i madh dhe konsideroj se do të zgjasë 1 vit e gjysëm, pas nënshkrimit të kontratës. Shpresojmë që moti të jetë në anën tonë dhe të mos dalin pengesa tjera”, shprehet Demiri për Nistorin.

    Ndryshe, projekti do të kushtojë 30 milionë denarë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Mbetet i pazgjidhur problemi i mosfunksionimit të zyrës së thesarit në Gostivar

    Lajmi i rradhës

    Pendarovski: mundësitë janë më shumë që të kandidoj për një mandat të dytë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë