Pendarovski shpreson në votat e shqiptarëve

    Kandidati i LSDM-së për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, Stevo Pendarovski deklaroi sot se në rrethinë e dytë, pavarësisht marrëveshjeve politike, pret mbështetje edhe nga bashkësitë tjera etnike, përfshi edhe atë shqiptare.

    “Pres të kem votat e të gjitha bashkësive etnike, gjë që ndodhi edhe në vitin 2014…Në kohën kur BDI-ja ishte në qeveri me VMRO-DPMNE-në dhe kishte qëndrim zyrtar se nuk ka kandidat konsensual, unë kisha 35 mijë vota të shqiptarëve. Që do të thotë edhe pa marrëveshje politike me cilëndo qoftë parti ka qytetarë nga të gjitha bashkësitë etnike që më kanë votuar dhe shpresoj se do të më votojnë. Në të kundërtën edhe nuk mund ta paramendoj rolin e presidentit”, deklaroi Pendarovski.

    Pendarovski deklaroi se në mandatin e tij të parë vendi ynë u bë anëtare e plotfuqishme e NATO-së, derisa në mandatin e dytë pret që vendi të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

    Lajmi Paraprak

    Unë dhe gjuha shqipe

    Lajmi i rradhës

    Kulmi, kur i qahet halli Gjermanisë…!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë