Pendarovski takoi maqedonasit e Bullgarisë

    Pa qëndruar para kamerave për t’i zbuluar kërkesat e tyre nga presidenti Pendarovski, të shtatë përfaqësuesit e tri shoqatave të maqedonasve në Bullgari, u larguan nga vila në Vodno. Së fundi, shoqatat njoftuan se tema e bisedës do të jetë kontesti maqedono-bullgar dhe çështja e ekzistencës së pakicës maqedonase në Bullgari. Zyra e presidenti njoftoi se sot është diskutuar për të drejtat e njeriut.

    “Përfaqësuesit e shoqatave e informuan presidentin Pendarovski për punën dhe aktivitetet e tyre në fushën e të drejtave të njeriut, promovimin e tolerancës dhe ndërtimin e shoqërisë civile”.

    Nga ana e tij, presidenti Pendarovski theksoi se ka filluar fazë e re në dialogun me Bullgarinë, por edhe se është e rëndësishme që çdo institucion politik në të dyja vendet të kontribuojë në zgjidhjen e çështjeve të hapura.

    Megjithatë, për qeverinë bullgare mbetet e papranueshme të flitet fare për pakicën maqedonase. Kryeministri Kiril Petkov e vlerësoi si provokim kërkesën për takim të shoqatave me Pendarovskin.

    “Për atë kush me kë takohet, çfarë janë” OMO Ilinden “… po, e dimë se çfarë janë. Po, jemi të sigurt se ata po mundohen ta pengojnë Qeverinë e re në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me çfarëdo që munden. “Por jo, ne nuk do të biem në provokime dhe kemi një qëllim të qartë”- deklaroi Kiril Petkov – Kryeministër i Bullgarisë.

    Takimi u zhvillua pasi paraprakisht ishte shtyrë, për shkak tw, siç njoftuan nga Kabineti i presidentit, masave ndaj pandemisë me Koronën. Ndryshe, data fillestare përkonte me vizitën e Petkovit në Shkup.

    Lajmi Paraprak

    Dialogu i pabotuar me Ismail Kadarenë, mbi dashurinë, jetën, frikën…

    Lajmi i rradhës

    Shqiptarët dhe komunitetet joshumicë janë të nënpërfaqësuar në gjykata, në prokurori dhe organet shtetërore të pavarura

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë