Për çfarë është në hetim ndërkombëtar Edi Rama?

    Ish kryeministri Sali Berisha ka sqaruar deklaratën e tij se kryeministri Rama është në hetim ndërkombëtar. Berisha në një konferencë për mediat i është referuar një mandati gjykate në SHBA, që ka urdhëruar hetimin për ish-agjentin e nivelit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal, i cili është mik me Ramën.

    Berisha thekson se gjykatësi në SHBA ka urdhëruar hetimin e vizitave në Shqipëri të McGonigal, dhuratave që ka marrë dhe bisedat me kryeministrin e Shqipërisë.

    Pyetje: A keni dijeni për çfarë vepre është në hetim ndërkombëtar kryeministri Edi Rama?

    Sali Berisha: Po lexoj: “Gjykatësi vendos të mblidhen regjistrime dokumentet, materiale të lidhura sa më poshtë: Cdo regjistrim, është mandat gjykate për cështjen Charles McGonigal i cili hetohej intensivisht nga FBI, është ish anëtar i komisionit Muller, që u caktua si prokuror i pavarur për hetimin e Trump për lidhjet me rusët, ky ishte në ekipin e Muller por ky hetohej vetë për lidhjet me rusët.

    Gjykatësi urdhëron të gjitha regjistrimet materiale në posedim që dokumentojnë cdo komunikim personal, përfshi, por jo të kufizuar, tekstet e sms ceulare, email elektronike, aplikacionet në mesazhet e kodifikuara celulare, letra shënime midis Charles për cështjet që vijojnë:

    Qeverinë e Republikës së Shqëiërisë e cdo person të lidhur me Qeverinë e Shqipërisë, përfshirë por jo kufizuar kryeministrin Edi Rama.

    Cdo udhëtim i kryer i Charles McGonigal në Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi.

    Pagesa, dhurata të dhëna Charles McGonigal nga Ducka, këshilltari e përfaqësuesi kryesor famoz i Ramës ose ndonjë personi tjetër të lidhur me qeverinë e Shqipërisë.

    Pra nuk përmendet në Kosovë as kryeministri asgjë, por vetëm në Shqipëri përmendet kryeministri.

    Pra dikush ishte i autorizuar të hetonte për të gjitha mesazhet, pagesat, email, sepse e keni marrë vesh që në email zyrtar të Charles McGonigal gjendet një email privat i Edi Ramës, i kërkonte ti gjente një kompani antikorrupsioni, maskë komplet, por FBI e ndalon kategorikisht

    Charles McGonigal erdhi në Shqipëri regjistroi kompaninë e tij biznesi.

    Ky është mandati i gjykatësit sepse ky kaloi dhe …po ka dhëe cështje të tjera, ka dhe probleme të tjera. Sinaloa është organizata numër një në botë që ndiqet për drogën.
    Lidhja direkt në zyrën e Edi Ramës, e patë foton duke dalë trojka, Ducka me dy të tjerë?
    Po ca kujotoni ju se dolën rastësisht ato?”, tha Berisha./Panorama/

    Lajmi Paraprak

    “Skriningu” | Varhelyi: Vendi të përqendrohet në reforma

    Lajmi i rradhës

    SKANDALI! Vetëm ne nuk kemi (asnjë) faj

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë