Për herë të parë që nga Depresioni i Madh – më shumë njerëz largohen nga ShBA sesa hyjnë në vend

    Për herë të parë që nga Depresioni i Madh, më shumë njerëz u larguan nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës sesa u shpërngulën drejt saj.

    Sipas Institutit Brookings, ShBA-ja regjistroi një humbje neto migracioni prej rreth 150 mijë personash në vitin 2025.

    Rreth 2.6–2.7 milionë njerëz u zhvendosën në ShBA (nga 6 milionë në vitin 2023), ndërsa të paktën 180 mijë amerikanë u shpërngulën në 15 vende kyçe.

    Destinacionet më të njohura përfshijnë Portugalinë, Irlandën, Gjermaninë, Spanjën dhe Shqipërinë, shkruan wallstreetjournal.

    Aplikimet për heqje dorë nga shtetësia amerikane u rritën me 48 për qind në vitin 2024.

    Analistët e lidhin këtë trend me punën në distancë, rritjen e kostos së jetesës dhe shqetësimet për cilësinë e jetës. /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    Gjërat që nuk duhet t’i vendosni kurrë në lavatriçe

    Lajmi i rradhës

    President, Presidente apo zgjedhje të reja në Kosovë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë