Për një vit, 1992 maqedonasë kanë marrë pasaporta bullgare

    Maqedonasit janë sërish në krye të listës së të huajve që kanë marrë shtetësinë bullgare vitin e kaluar. Sipas të dhënave të publikuara nga portali Sega, vitin e kaluar pasaportë bullgare kanë marrë 1.992 maqedonas, të ndjekur nga ukrainasit (1.639), turqit (1.290), serbët (556), shqiptarët (517), moldavët (476) dhe rusët (356).

    Situata është e ngjashme me dy vitet e kaluara, por atëherë numri i maqedonasve që merrnin pasaportë bullgare ishte shumë më i madh. Në vitin 2021 dhe 2020 nënshtetësi bullgare kanë marrë 7696 dhe 9098 maqedonas, si dhe 1547 dhe 1926 ukrainas, 1269 dhe 997 shqiptarë, 1145 dhe 899 turq, 1127 dhe 1221 moldavë dhe 1.053 dhe 1.288 serb. Këtë e tregojnë të dhënat e Komisionit Bullgar të Shtetësisë, shkruan gazeta KOHA.

    Përndryshe, çdo ditë një rus merr një pasaportë bullgare. Por rusët janë vetëm në vendin e shtatë në mesin e njerëzve që kanë marrë nënshtetësinë bullgare gjatë vitit. Pra, 356 rusë morën nënshtetësinë bullgare në vitin 2022. Lufta që filloi Rusia në Ukrainë nuk i ndryshoi trendet aktuale. Në vitin 2021, 479 shtetas të Federatës Ruse morën pasaportë bullgare, e cila ua hapi dyert për në BE. Një vit më parë numri i tyre ishte 485. 202 izraelitë morën gjithashtu shtetësinë bullgare vitin e kaluar. 86 persona nga Siria, 50 nga Armenia, 33 nga Iraku dhe 23 nga Vietnami kanë marrë dokumente bullgare. Nënshtetësi bullgare kanë marrë edhe 13 persona nga Bashkimi Evropian. Gjithsej gjatë vitit 7410 persona kanë marrë nënshtetësinë me bazë origjinën bullgare, nënshtetësi bullgare si prind apo natyralizim të përgjithshëm. Shtetësia bullgare iu kthye 2660 personave. Me propozim të ministrit të Drejtësisë u anulua natyralizimi i 13 personave për shkelje të ndryshme.

    Me dekret 247 personave iu është marrë shtetësia bullgare. Kjo kategori përfshin bullgarët që janë vendosur përgjithmonë në një vend tjetër dhe kanë kërkuar të marrin nënshtetësinë e atij shteti, e cila nuk toleron shtetësinë e dyfishtë. Bullgarët që mbetën pa shtetësi në vitin 2022 morën pasaporta nga vende të ndryshme, përfshirë Bjellorusinë dhe Rusinë.

    Në këtë rubrikë janë edhe ata që kanë dashur të bëhen shtetas të Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Spanjës, Holandës, Polonisë, Maqedonisë së Veriut, SHBA-së, etj. Një vit më parë ka hyrë në fuqi një ndryshim i ligjit, duke hapur mundësinë e marrjes së të ashtuquajturave “pasaporta të arta” – shtetësi për investime. Nga fillimi i vitit 2022, deri në ndryshimet ligjore, nuk është nxjerrë asnjë dekret për pasaportat e arta, thuhet në raport. Në vitin 2021 janë dhënë 9 pasaporta të arta. 

    Lajmi Paraprak

    “Serbët jolojalë” mbesin pa paga nga Serbia

    Lajmi i rradhës

    Të rinjtë e Ballkanit gjithnjë e më të varfër!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë