Për njësitin e qenve zyrtarë të MPB-së, OSBE dhuron 14 vetura

    Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot në MPB kishte takim me ambasadorin e Misionit të OSBE-së në Shkup, H.E. Klemens Koja në të cilin të dy bashkëbiseduesit, përveç të tjerave e nënshkruan marrëveshjen e donacionit të 14 automjeteve për nevojat e Njësitin e Qenve zyrtarë të MPB-së, e tërë kjo në kuadër të realizimit të projektit të filluar ”Përkrahje të autoriteteve nacionale të Republikës së Maqedonisë së Veriut në zvogëlimin e rrezikut nga keqpërdorimi i armëve të vogla dhe të lehta”.

    Siç theksoi ministri Spasovski në deklaratën e tij për mediat, pas takimit me ambasadorin Koja, ky projekt si thelbësor dhe i rëndësishëm për problematikën të cilën e përfshin kontrollin e armëve të vogla dhe të lehta dhe municionit, ka për qëllim të përforcojë kapacitetet e Ministrisë, por në mënyrë paralele me këtë të vendosen dituri të reja, aftësi dhe praktika në drejtim të rritjes së standardeve profesionale-operative.

    ”Me ambasadorin Koja konstatuam se me këtë projekt po hapen mundësi reale dhe të reja në mënyrë më cilësore të ballafaqohemi me rreziqet nga proliferimi i armëve, i cili si fenomen sot në botën bashkëkohore, në kushte kur krimi i organizuar i ka kaluar kufijtë nacional, jo vetëm për shtetin tonë në nivel lokal, por është edhe një sfidë serioze globale në përpjekjet për ruajtjen dhe rritjen e sigurisë”, theksoi ministri Spasovski.

    Duke u falenderuar për bashkpunimin e deritanishëm dhe përkrahjen e vazhdueshme si dhe partneritetin e Misionit të OSCE-së në Shkup, i manifestuar përmes një varg të aktiviteteve të përbashkëta reformuese në vitet e kaluara, ministri Spasovski theksoi se projekti konkret, pjesë e të cilit është donacioni, tani më në disa etapa po realizohet nga muaji mars i këtij viti, gjatë së cilës plotësisht duhet të implementohet deri më vitin 2023, me kornizë financiare prej rreth 3.7 milionë euro.

    Ambasadori i Misionit të OSCE-së në vendin tonë H.E. Klemens Koja tha:
    ”Kjo paraqet përparim të rëndësishëm në përparimin e kapaciteteve për përgjigje dhe reagim të policisë dhe të Njësitit të Qenve Zyrtar në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në masë të madhe do ta zvogëlojë kohën për reagim atje ku do të jetë nevoja. Ky donacion është edhe një hap i përbashkët përpara në punën e ndërtimit të kapaciteteve nacionale dhe të institucioneve në projektin ”

    Sigurimi i përkrahjes të autoriteteve nacionale të Republikës së Maqedonisë së Veriut në zvogëlimin e rrezikut nga keqpërdorimi i armëve të vogla dhe të lehta”.

    Lajmi Paraprak

    Zaev nuk pajtohet me qëndrimin e Pendarovskit për “Ballkanin e Hapur”

    Lajmi i rradhës

    Për çfarë biseduan Ahmeti dhe Mickoski?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë