Për çfarë biseduan Ahmeti dhe Mickoski?

    Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski pas takimit me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti tha se kanë biseduar për kontestin me Bullgarinë dhe për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

    “Tema e parë ishte kontesti me fqinjin tonë lindor, ku unë i përsërita tezat tona, qëndrimin parimorë që të respektohet Rezoluta e miratuar nga Kuvendi. Tema e dytë që e kemi biseduar ishte tema për zgjedhje të parakohshme parlamentare”, deklaroi mes tjerash Mickoski.

    I pyetur se cilat ishin qëndrimet e Ahmetit për zgjedhje të parakohshme parlamentare, Mickoski tha se duhet të pyetet vetë Ahmeti.

    “Do të ishte joserioze që të përcjellë atë çfarë e tha z.Ahmeti. Do ta pyesni Ahmetin”, tha Mickoski.

    Lajmi Paraprak

    Për njësitin e qenve zyrtarë të MPB-së, OSBE dhuron 14 vetura

    Lajmi i rradhës

    Pse BE-ja mbetet avokatja më e mirë e demokracisë globale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë