Policia në Qendër të Shkupit aktualisht patrullon situatën për zbatimin e masave kundër virusit Covid-19. Një foto denoncim e dërguar nga qytetarët për Alsat M tregon se si një grup policësh i angazhuar për monitorimin e zonës së Qendrës, qëndrojnë të grumbulluar në hyrje të një ndërtese, pa maska të vendosura sipas protokollit të paraparë dhe pa distancë mes tyre.
Komisioni për Sëmundje Ngjitëse në mbledhjen të cilën e mbajti sot, solli propozim që të mbeten në fuqi masat tashmë ekzistuese, konfirmuan për AIM nga Ministria e Shëndetësisë. /Nistori/