Zaev: Ligji për ndërtimet pa leje do të shpëtojë ndërtimet e qytetarëve të cilët luftojnë me varfërinë

    Qeveria, sipas kryeministrit Zoran Zaev, do të vazhdojë me diskutimin për Ligjin për përcaktimin e statusit ligjor të objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme, pasi presidenti, Stevo Pendarovski vendosi të mos e nënshkruajë dekretin pas votimit të tij në Kuvend, përcjell Nistori.

    “Qeveria do të vazhdojë me diskutim, duke pasur parasysh veprimin e presidentit dhe rezervat e tij që i ka theksuar. Përmes ekipeve profesioniste në Qeveri, mundemi të shkojmë një hap më tej në specifikimet më të hollësishme të legalizimit në parqet nacionale dhe zonat e mbrojtura dhe ngjashëm, edhe pse ligjet e përcaktojnë atë edhe deri më tani. Dihet kush jep pajtueshmëri, si jep pajtueshmëri dhe nuk kemi legalizim në parqet nacionale. Nëse mundemi ta mbrojmë atë në mënyrë shtesë me formulime juridike, unë jam pozitiv ta plotësojmë atë në atë pjesë”, tha Zaev.

    Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski ditë më parë nuk firmosi Dekretin për ligjin për ndërtimet pa leje. Presidenti me këtë rast njoftoi kreun e kuvendit, Talat Xhaferi se ka vendosur që të mos e firmos Dekretin për shpalljen e Ligjit për ndërtimet pa leje. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Erdogan i kërkon Papës të ndihmojë në çështjen e palestinezëve

    Lajmi i rradhës

    Për policinë nuk vlejnë masat kundër virusit Covid-19!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë