Tre persona janë privuar nga liria pas incidentit me armë zjarri që ndodhi dje në Tetovë. Lajmi është bërë i ditur nga SPB Tetovë përmes një komunikate zyrtare.
Sipas policisë, gjatë kontrolleve dhe bastisjeve të kryera në disa lokacione në Gajre të Tetovës, janë gjetur objekte që kanë rëndësi për hetimin.
Autoritetet nuk kanë bërë të ditur ende natyrën e këtyre objekteve, por konfirmojnë se hetimet janë në vazhdim.






