Përdoruesit kundër Google, shqetësim për çështjen e privatësisë

    Google po i detyron konsumatorët evropianë të pranojnë opsionet që shkelin privatësinë kur krijojnë një profil. Kështu ka deklaruar Organizata Evropiane për Konsumatorin, që ka publikuar një raport ku ngre akuzë ndaj kompanisë amerikane.

    Sipas ligjit evropian për mbrojtjen e të dhënave, kompanitë duhet t’u ofrojnë konsumatorëve mënyrat më të lehta dhe njëkohësisht më mbrojtëse. Por çfarë nuk po bën Google?

    “Juve ju jepen dy opsione bazike, njëra është shprehja e personalizimit me një hap dhe tjetra është personalizimi manual me 5 hapa. Normalisht, një konsumator kërkon ta kryejë këtë proces sa më shpejt të jetë e mundur. Ju thjesht doni të përdorni një produkt ose një pajisje të caktuar. Unë do të hedh një hap. Nëse klikoni tek opsioni i ardhshëm dhe më pas e ulni ekranin poshtë, klikoni opsionin ‘konfirmo’ dhe krijoni një profil, duke i dhënë Google leje për të monitoruar çdo gjë që kërkoni në web”, thotë David Martin, nga Organizata Evropiane për Konsumatorin.

    Në mënyrë të koordinuar, 10 shoqata të konsumatorëve evropianë paraqitën një ankesë ndaj Google. Ato deklarojnë se fjalori që përdor motori i kërkimit është i paqartë, i paplotë dhe nuk ka udhëzimet e duhura. Sipas shoqatave, synimi është të mbledhë të dhëna nga qytetarët, raporton wsj.

    “Modeli i biznesit të Google mbështetet në mbledhjen dhe shfrytëzimin e të dhënave personale për qëllime të ndryshme, kryesisht për qëllime publiciteti, që është dhe burimi kryesor i të ardhurave për kompaninë”, theskon Martin.

    Tani Autoriteti Irlandez i të Dhënave, vendi ku dega e Google për Evropën ka selinë, do të merret me çështjen. Deri tani, kompania ka marrë gjoba të shumta për çështje privatësie. Në fillim të vitit, Google u gjobit me 150 milionë euro lidhur me refuzimin e opsionit “kukis” dhe 50 milionë në 2019-n për mënyrën se si kërkonte konsensus nga përdoruesit.

    Lajmi Paraprak

    As ndërtimtaria nuk i reziston korrupsionit në Maqedoninë e Veriut

    Lajmi i rradhës

    Sa kohë shpenzoni në telefonat tuaj?!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë