Përfshirja e bullgarëve të Maqedonisë në Kushtetutë, mënyra më e shpejtë për të mohuar stigmatizimin e tyre

    Besimi në komunikimin mes Shkupit dhe Sofjes ka humbur dhe duhet të rikthehet, deklaroi në emisionin e sotëm në “360 Gradë” në Alsat, Gjorgji Trendafilov, kryetari i Unionit Demokratik Qytetar (GDU).

    Sipas tij, qeveria në Shkup nuk i ka zbatuar në mënyrë të duur dispozitat e marrëveshjes.

    “Duhet të tregohet një gjest vullneti i mirë, ndoshta nga të dyja palët. Unë pajtohem që pushteti në Shkup nuk i zbatoi dispozitat e marrëveshjes dhe se duhet të tregojë gatishmëri në pjesën se synon t’i zbatojë ato për të rikthyer besimin te bashkëbiseduesi”, tha Trendafilov.

    “Do të ishte më e shpejta, e di që mund të ishte e komplikuar të merrje shumicën e nevojshme tani në Parlament, por do të ishte hapi më i shpejtë për të treguar se atmosfera e stigmatizimit dhe arketipit të armiqve, Bullgarisë apo bullgarëve të Maqedonisë përfundon me futjen e kategorisë se një nga popujt përbërës në shtetin modern të Maqedonisë janë bullgarët e Maqedonisë”, tha Trendafilov.

    Lajmi Paraprak

    Ajri i ndotur dhe shtatzënia

    Lajmi i rradhës

    Artan Grubi është bërë i fuqishëm me “bombat” e Zaevit, ai mund të shantazhojë edhe vetë BDI-në

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë