Artan Grubi është bërë i fuqishëm me “bombat” e Zaevit, ai mund të shantazhojë edhe vetë BDI-në

    Zëvendëskryeministri Artan Grubi po tregon fuqi falë kryeministrit Zoran Zaev i cili i dha disa nga “bombat” që posedonte, tha mbrëmë ish-ministri i Financave Xhevdet Hajredini në emisionin “Çfarë nuk është e qartë” në TV Alfa, përcjell Nistori.

    Hajredini theksoi se Grubi ka biseda telefonike edhe për stafin e BDI-së dhe kështu i mban në duar dhe po ashtu ka theksuar se nëse dikush ka kontaktuar me zëvendëskryeministrin e parë, ai ka përdorur metoda të tjera.

    “Zaev i dha “bomba” Grubit dhe prandaj po forcohet dhe askush nuk mund t’i bëjë asgjë. Ai mund ta dëbojë edhe me forcë Sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë dhe asgjë nga këto dhe me ato “bomba” Grubi mban në duar edhe stafin e BDI-së sepse ka disa bomba edhe për ata.” – pohoi Hajredini. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Përfshirja e bullgarëve të Maqedonisë në Kushtetutë, mënyra më e shpejtë për të mohuar stigmatizimin e tyre

    Lajmi i rradhës

    “Kujdesi ndaj ambientit nuk tregohet në kohë krize energjetike dhe me inflacion”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë