Përfundoi evakuimi i qytetarëve të RMV-së nga vendet e Lindjes së Mesme

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme informon se, që nga fluturimi i djeshëm, evakuimi i të gjithë qytetarëve të Maqedonisë nga vendet e Lindjes së Mesme të cilët ishin regjistruar dhe kishin shprehur gatishmërinë e tyre për evakuim është përfunduar plotësisht.

    Me fluturimin e fundit, të pestë që zbarkoi dje në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, u evakuuan gjithsej 147 pasagjerë, nga të cilët 119 ishin shtetas të Maqedonisë dhe 28 ishin shtetas të huaj.

    “Në këtë mënyrë, shteti tregoi gatishmërinë e tij për të reaguar në kohë në situata krize, për të mbrojtur sigurinë e qytetarëve, por edhe për të treguar solidaritet me qytetarët nga vendet mike në rajon dhe më gjerë. Këto janë fluturime të organizuara çarter, me të gjitha shpenzimet për zbatimin e tyre që i mbulon shteti”, thonë nga MPJTJ.

    Me realizimin e këtyre fluturimeve, numri i përgjithshëm i shtetasve të Maqedonisë të evakuuar arriti në 605.

    Njëkohësisht, MPJTJ thotë se numri i telefonit SOS në detyrë, si dhe kontaktet e misioneve diplomatike dhe konsullore, mbeten në dispozicion të qytetarëve maqedonas.

    Lajmi Paraprak

    Betoni vështirësoi situatën, zjarrfikësit përdorën pajisje speciale në tragjedinë në Vjenë

    Lajmi i rradhës

    Si po përpiqet media shtetërore iraniane të ndikojë në Bosnje dhe Hercegovinë?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë