Përfundon analiza e ADN-së në Shkup, nesër do t’u dorëzohen hetuesve bullgarë

    Foto: DIMITAR-KYOSEMARLIEV-AFP

    Instituti i Mjekësisë Ligjore në Shkup ka përfunduar procedurën për marrjen e materialeve biologjike nga familjarët, me qëllim për të ndihmuar procesin në identifikimin e viktimave të aksident trafikut në Bullgari. Rezultatet e marra nga analiza e ADN-së nesër do t’u dorëzohen autoriteteve hetimore bullgare, të cilët nesër duhet të arrijnë në Shkup. Është bërë e ditur se në RMV do të mbërrijnë kryeprokurori Ivan Geshev dhe një hetues nga Bullgaria, shkruan DW, përcjell Nistori.

    Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Aleksandar Stankov, i cili ditët e fundit ndodhej në Bullgari, tha për DW se autopsia e trupave të kryer nga kolegët e tij bullgarë është drejt përfundimit. Pas dyshimeve të sotme të hetuesve bullgarë se në autobus janë gjetur 44 persona dhe jo 45, Stankov tha se vetëm pas krahasimit të mostrave nga analiza e ADN-së mund të përcaktohet numri i saktë i viktimave.

    “Janë kryer 44 autopsi, por ka edhe mbetje të trupave që do të krasohen me analizën e ADN-së”, tha Stankov.

    Zëdhënësja e kryeprokurorit të Bullgarisë, Sijka Mileva dhe zëvendësprokurorit publik të Bullgarisë, Borislav Sarafov, pohoi sot se në vendin e ngjarjes janë gjetur 44 trupa. Mileva tha për media të shumta bullgare dhe maqedonase se ka takuar një nga të mbijetuarit, i cili i ka treguar sesi e ka thyer xhamin e autobusit dhe se ka shpëtuar tetë persona, jo shtatë, siç pretendohet deri më tani.

    Supozimet janë se ose dëshmitari ka gabuar, ose udhëtarët janë transferuar nga një autobus në tjetrin, kështu që ka mundësi që në automjet të ketë pasur një udhëtar më pak. Ata paralajmëruan kontrolle në pikat kufitare për të përcaktuar sesa udhëtarë kanë hyrë dhe sa janë larguar nga vendi. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Kompanitë janë duke bërë përllogaritjet e rritjes së çmimit të energjisë elektrike

    Lajmi i rradhës

    Në vendkalimet kufitare Shqipëri – RMV do të ketë vetëm një sportel kontrollues

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë