Në vendkalimet kufitare Shqipëri – RMV do të ketë vetëm një sportel kontrollues

    Kuvendi i Republikës së Shqipërisë në seancën e sotme ratifikoi marrëveshjen për kontrolle të përbashkëta në vendkalimet kufitare me Maqedoninë e Veriut.

    “Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë kontrolle të përbashkëta kufitare sipas të njëjtit model siç e kemi me Kosovën dhe Malin e Zi”, tha ministri i Punëve të Brendshme, Bledi Çuçi.

    Ai tha se në të gjitha gjashtë vendkalimet kufitare do të ketë vetëm një sportel kontrollues.

    “Marrëveshja bazohet në modelet që i kemi me vendet tjera fqinje dhe që i përgatitëm me konsultim me misionin PAMEKA në Shqipëri. Qëllimet kryesore janë lehtësimi i lëvizjes së njerëzve dhe mallit si dhe të rritet bashkëpunimi në interesat e përbashkëta të sigurisë dhe këmbimin e shpejtë të informacioneve me qëllim që të rritet kapaciteti profesional i zyrtarëve të policisë kufitare dhe të kontrollohet cilësia e zbatimit të Ligjit për kontroll kufitar”, tha Çuçi.

    Sipas tij të gjithë e kanë të qartë se kjo marrëveshje ka për qëllim që “t’i përforcojë lidhjet me fqinjin tonë”. /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    Përfundon analiza e ADN-së në Shkup, nesër do t’u dorëzohen hetuesve bullgarë

    Lajmi i rradhës

    Të kënaqesh me vuajtjen e tjetrit! | Sociologu Pajaziti dënon gjuhën e urrejtjes

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë