Fëmijët e Tetovës që garojnë në shkencë në International STEM Olympiad

    Intervistoi | Sumeja Hamzi

    NISTORI: Kush është STEMLab dhe çfarë ofron?

    STEMLab: Qendra për Edukim dhe Mësim Inovativ – STEMLab është institucioni më unik edukativ në rajon, pasi më shumë vlerësohet në arenën ndërkombëtare se sa në vendin ku edhe bëjmë aktivitetin tonë. STEMLab është themeluar në vitin 2018 si një nismë e profesionistëve të shkencave natyrore dhe teknike, si refleksion i nevojës për transformimin e mendësisë së edukimit.

    Përgjigjja në pyetjen se çka ofron STEMLab është tejet komplekse, por po japim një version të shkurtër – ne ofrojmë (kurse, programe, trajnime, mbështetje profesionale, aktivitete, rrjetëzim në nivel rajonal dhe global) qasje sistematike nga fusha e STEM edukimit, kjo duke filluar nga mosha 6 vjeçare dhe falë stafit dhe ekspertizës, lirisht mund të themi edhe në studimet e doktoraturës.

    NISTORI: Pse keni vendosur që t’i edukoni fëmijët në moshë kaq të vogël me pjesën robotike, programim, kodim, etj?

    STEMLab: STEMLab shkon përtej asaj për të cilën duhet të vendosësh. Kur duhet të vendosësh për diçka, zakonisht ka kalkulime paraprake. STEMLab është produkt dhe përgjigje e dilemës “se sa shumë vite shkollë kemi bë dhe sa pak i dimë gjërat në esencë dhe praktikë” dhe kjo është një vetëdije tjetër që mban edhe përgjegjësi. Kjo vetëdije dhe përgjegjësi imponon që të shkohet përtej formave të parcializuara dhe të lokalizuara të edukimit, si robotikë, programim, kodim, etj., andaj edhe ofrojmë qasjen multidisiplinare të titulluar si STEM. Përballjen me sfidat globale të kohës si virusi, zjarret, tërmetet, vërshimet, mungesa e ushqimit etj, nuk mund të zgjidhen me qasje të parcializuara, pasi bota dhe problemet e saja janë komplekse dhe të ndërlidhura.

    NISTORI: Pse është e rëndësishme që gjeneratat e reja të mësojnë IT?

    STEMLab: Gjenerata e mëhereshme kanë jetuar edhe pa IT, por poput nuk kanë arritur të mbijetojnë pa zhvillimin e mendimit kritik dhe shkathtësive të veçanta praktike. Paramendoni këtë situatë: nxënësit dhe shkollat me muaj të tërë u kërcënuan nga njerëz që zotërojnë shkathtësi të veçanta në IT, si u ndaluan? Nga një logjikë e thjeshtë e intervenimeve logjike, protokollare. IT është një element mjaft me rendësi për gjeneratat e reja, po aq sa është e rëndësishme dituria për mbjelljen dhe kultivimin e një kokrre gruri nga nxënësi. Por akoma më e rëndësishme është që ai që qëndron prapa tastaturës, ai që shkruan kodin, që ndërton, që mbjell, kultivon të këtë edhe dimensionin moral – në këtë rast parafrazoj Andreas Schleicher.

    NISTORI: STEMLab tani garon në një kompeticion shumë të rëndësishëm shkencor ISO. A mund të na flisni rreth kësaj gare më shumë. Për cilët nxënës bëhet fjalë dhe kur priten rezultatet përfundimtare të kësaj gare?

    STEMLab: International STEM Olympiad është nismë e dalë nga një organizatë gjermane që organizon gara në nivel ndërkombëtar në disa fusha si, shkenca, arti, matematika, kodimi, etj.  Për shkak se në të njëjtën periudhë kohore organizoheshin edhe garat ndërkombëtare në Brainobrain, vendosëm që në ISO të garojmë vetëm në fushën e kodimit me nxënësit e shkollave fillore. Gara karakterizohet me një qasje “deep”, ku nga sistemi aktual në shtet edhe ekspertët e fushës nuk arrijnë të pergjigjen në të gjitha pyetjet e sfidave dhe testeve dhe habitesh nga elani dhe lehtësia me të cilën një nxënës i klasës 3-të dhe 4-të përballet. Rezultatet tashmë janë publikuar, ku STEMLab garoi me 26 nxënës dhe të gjithë kanë fituar të drejtën për finalen e madhe në Paris. Këtu vlen të veçohet nxënësja Eliza Ramadani klasa e 6-të e cila ka arritur të fitoj Gold Medal në nivel global.

    NISTORI: Sa është interesi i nxënësve për këto trajnime inovative?

    STEMLab: Për t’i ikur përgjigjes pa përmbajtje, shumë, pak, mesatar, pyetjes i japim një dimension aktual. Ne sot duhet të flasim për vetëdijen e prindërve, pasi Siri, Google, Chatgpt kanë përgjigje për të gjitha pyetjet e fëmijëve tanë dhe kjo i mplakë atë ende pa shprehur kreativitetin dhe brendësinë e tyre. Sa nxënës apo fëmijët tonë pyesin dhe shikojnë yjet, mungon momenti “aha”, “e kuptova”, “a mund të pyes diçka”, “pse ndodhë kjo”… andaj duhet pyetur sa është vetëdija e prindërve për STEM edukimin!

    NISTORI: Sa i mbështetë shteti këto projektet inovative?

    STEMLab: Sponsorisimin e shkuarjes së nxënësve në Paris, e kanë tash mundësinë e artë për ta treguar veten. STEMLab është përfaqësuese e Science on Stage Europe për gjithë shtetin, përfaqësuese e IAU Office of Astronomy for Education, finalist në Meet and Code 2019, Finalist në Falling Walls 2020, fitues i çmimit për STEM në Turqi 2022, etj., dhe deri tash zyrtarisht kemi qenë të ftuar një herë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe një herë nga Ministria e Shoqërisë Informatike. Shohim se zakonisht mbështeten disa platforma online, që pas disa muajve janë jo-funksionale.

    NISTORI: A mund të presim në të ardhmen ndonjë shkëncëtar nga Tetova në fushën e inxhinierisë?

    STEMLab: Pyetja është interesante, vetëm kjo mjafton mendoj. Lidhet me pyetjen e parë. Me të gjitha projektet e deritanishme, ne trurin e një fëmije në STEMLab e kemi projektuar dhe shfaqur në arenën ndërkombëtare. Një vajzë e vogël me prindër me vetëdije të lartë, e ardhur nga një vend rural me më shumë se 30 km për tre vite, sot garon me sukses me dikënd që ndodhet në mes të Berlinit apo nga Tokio. Tetova ka shumë shkencëtar të respektuar, psh në Gjermani, Zvicër, Kanada, etj., por vetëm pyetni sa e vështirë ka qenë rruga e tyre, kjo për shkak të qasjes së limituar të sistemit. Shkenca është punë sistematike dhe mendoj se me shumë përkushtim jemi duke e bërë në STEMLab, pra shpresojmë edhe në suksese.

    NISTORI: Cila është keshilla e STEMLab për prindërit dhe nxënësit?

    STEMLab: Të kërkojnë përgjigje në pyetjen “Nëse bota ndryshon me këtë ritëm të shpejtë, si do të jetë fati i fëmijës tim pas 20 vitesh dhe çka duhet sot të bëj unë për atë?”

    *Artikull promovues, i mbështetur nga STEMLab

    Lajmi Paraprak

    Gabimet amerikane në lirinë për Irakun

    Lajmi i rradhës

    Përmes AI njerëzit kanë filluar të krijojnë imazhe të rreme të arrestimit të Donald Trump

    Lajme tjera

    Kulti i imazheve

    Justinian Topulli Krijuesi e ka pajisur njeriun me shqisën e shikimit, përmes së cilës ai dhe çdo krijesë…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë