Përparim Rama zyrtarisht kryetar i Prishtinës, Shpend Ahmeti i bën dhuratë një tastierë Ramës, i thotë se ia ka hequr shkronjat “P” dhe “R”

    Kryetari i ri i Prishtinës, Përparim Rama sot zyrtarisht ka pranuar detyrën e kryetarit të kryeqytetit.

    Detyrën ia dorëzoi ish-kryetari Shpend Ahmeti. Rama tha se dashuria për Prishtinën është ajo që i bashkon të gjithë, pa dallime partiake.

    Ndërsa, ish kryetari Ahmeti, tha se kjo pozitë është më e vështira në Kosovë, pasi çdo kohë duhet qenë në gatishmëri për qytetari.

    Ai i dorëzoi edhe një dhuratë.

    “Po ta jap këtë tastierë, por pa shkronjën P dhe R, mos me shkru emrin Përparim Rama”, i tha Ahmeti duke qeshur derisa ja dorëzoi tastierën.

    Ndryshe, në një shkrim të gjatë në llogarinë e tij në Facebook, Ahmeti ka listuar sukseset e tij gjatë udhëheqjes 4+4 vite me kryeqytetin.

    Në letrën e tij lamtumirës, Ahmeti ka falënderuar ish-partinë e tij, Lëvizjen Vetëvendosje, po ashtu, dy vëllezërit, Arbënor e Astrit Dehari.

    Përmendi edhe Partinë Socialdemokrate, për të cilën tha se i është gjendur në kohët më të vështira.

    “Falenderoj Lëvizjen Vetëvendosje dhe secilin aktivist që ka punuar që unë të zgjidhem kryetar, me theks të veçantë tek dy vëllezërit kyç në fitoren tone, Arbënor e Astrit Dehari. Falenderoj çdo asambleist që na ka mbështetur e na ka kundërshtuar dhe Partitë e tyre, AAKnë AKR-në e dhe LB-në që I kemi pas në koalicion e edhe LDK-në e PDK-në që kanë qenë në opozitë. Falenderoj PSD-në që më dhanë mbështetjen në kohët më të vështira”, është shprehur Ahmeti.

    Po ashtu, shkroi edhe për dy kuzhinat popullore që shërbejnë shujta si dhe qendrën e parë për autizëm dhe sindromën Down në Kosovë që janë bërë gjatë qeverisjes së tij.

    Lajmi Paraprak

    Bosnja arreston pesë të dyshuar për krime lufte

    Lajmi i rradhës

    Eurointegrimet – Angel Dimitrov: E gjithë përgjegjësia është e politikanëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë