Përplasja Osmani–VLEN: kush e bllokon rrugën europiane, kush i shtron tapetin Beogradit

    Logoja e koalicionit VLEN dhe kandidati për president i Frontit Europian, Bujar Osmani / Fotografia është përpunuar nga Nistori

    Kandidati për kryetar të Çairit dhe ish-ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, deklaroi se çështja më e rëndësishme për vendin është anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe se për këtë nevojitet konsensus politik.

    “Më e rëndësishmja për çështjen e Bashkimit Evropian është të mos kemi ndarje partiake. Këtë e kërkoj prej vitesh, të arrijmë konsensus. Nuk ka çështje më të madhe për qytetarët se anëtarësimi në BE”, tha Osmani.

    Ai kujtoi se Shqipëria dhe Mali i Zi po ecin shpejt drejt BE-së, ndërsa Maqedonia ka ngecur për shkak të lojërave politike. “E dini se Shqipëria tashmë i hap kapitujt e fundit dhe ka premtim për anëtarësim deri në vitin 2029? E ne? Gjithçka e bllokuar”, tha Osmani, duke theksuar se çështjet kryesore me Bullgarinë janë zgjidhur.

    Sipas tij, pengesa është politike: “Kjo qeveri nuk ka ambicie për anëtarësim në BE. Çdo hap drejt Evropës nënkupton dalje nga bota serbe dhe goditje ndaj oligarkisë që mban monopolin dhe sponsorizon partitë. Kjo është e vërteta, pushteti qëllimisht e bllokon rrugën evropiane”.

    Ai paralajmëroi se zgjedhjet lokale në Çair do të jenë vendimtare: “Njëri koncept do ta ç’bllokojë rrugën evropiane, të mbrojë bashkëjetesën dhe Marrëveshjen Kornizë, dhe tjetri do ta bllokojë, të na afrojë me botën serbe, të shkatërrojë Marrëveshjen Kornizë dhe marrëdhëniet ndëretnike. Këto zgjedhje janë referendum”.

    Nga ana tjetër, koalicioni VLEN reagoi duke e akuzuar Osmanin se vetë ka pasur lidhje me Beogradin.

    “Është më se e vërtetë se ose je me Uashingtonin dhe me Evropën, ose me botën serbe… Bujar Osmani, pyetja është për ty: kujt ia ke hapur derën? Përveç darkave me Lavrovin dhe lidhjeve nëntokësore sërbo-malazeze, kush nga faktori ndërkombëtar ta ka hapur derën gjatë gjithë këtij viti? Askush”, thuhet në komunikatën e VLEN.

    Ata e akuzojnë Osmanin për takime të fshehta me udhëheqës të Serbisë, për mbështetje ndaj hyrjes së kapitalit serb në sektorin e telekomunikacionit dhe për përkrahjen e nismës “Ballkani i Hapur”.

    “Derisa VLEN i forcon lidhjet me Uashingtonin dhe me faktorët perëndimorë, ti i ke shtruar tapetin e kuq botës serbe”, përfundon reagimi i koalicionit.

    Lajmi Paraprak

    Ish-drejtori i ASK-së, Dimovski: nuk është përgjuar Mickoski

    Lajmi i rradhës

    Gjermani, njihen më shumë diploma profesionale të të huajve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë