Personi që grisi Kuranin në Prizren, policia thotë se ka të kaluar kriminale

    Personi me inicialet I.P i cili dyshohet se ka grisur librin e shenjtë Kuranin është ndaluar me aktvendim të Prokurorisë Speciale të Kosovës.

    Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Liridona Kozmaqi.

    Kozmaqi tha se personi I.P dyshohet se ka kryer veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”.

    “Lidhur me rastin për të cilin keni pyetur konfirmoj se me aktvendim të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është ndaluar një person me inicialet  I.P. I njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale – Nxitja e përçarjes dhe mos durimit, e sanksionuar me nenin 141 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Në këtë fazë ky është i gjithë informacioni që mund të bëhet publik”, ka thënë Kozmaqi.

    Ndërkaq, nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se drejtoria Kundër Terrorizmit me Drejtorinë Rajonale Prizren, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës, sot ka arrestuar një person mashkull kosovar, i dyshuar për veprën penale nga KPK Neni 141 “Nxitja e urrejtjes përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”.

    Sipas njoftimit thuhet se lidhur me këtë rast po ashtu është bastisur shtëpia ku jeton i dyshuari në rajonin e Prizrenit.

    “Personi në fjalë ka të kaluar kriminale për Vrasje, Dhunë në Familje dhe Kanosje, po ashtu i njëjti vuan nga një sëmundje psikike si dhe ka pranuar tretman psikiatrik obligativ”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

    Lajmi Paraprak

    Von der Leyen: qindra miliarda euro për riarmatosje

    Lajmi i rradhës

    Maqedonia e Veriut gjen bakter në një mostër uji nga Kosova

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë