Femrat në Dibër më duhanpirëse se meshkujt!

    Në të kaluarën në Dibër duhanpirja kryesisht ka qenë prezent nga ana e meshkujve. Të rrallë kanë qenë burrat të cilët nuk kanë përdorur duhanin. Siç kalonin vitet ka filluar të ndryshojë dhe përqindja e duhanpirësve e meshkujve dhe grave. Dekadën e fundit sipas të dhënave të shoqatave të grave, dukshëm ka ndryshuar përqindja e femrave të cilët përdorin duhanin. Sot, sipas burimeve të njëjta, por njëkohësisht duke parë edhe situatën në terren në Dibër, pjesa më e madhe e personave që përdorin duhanin janë femra e jo siç ka qenë më parë meshkuj. Për fat të keq regjistrohen duhanpirës nga moshat shumë të rreja.

    Ndoshta standardi i jetës dhe ndryshimi i traditave ka ndikuar që në Dibër të rritet numri i duhanpirësve nga ana e femrave. Shoqatat të grave thonë se është një shqetësim i madh për rritjen e numrit të duhanpirësve – femra edhe atë të moshave shumë të reja. Regjistrohen shumë raste kur duhanpirja fillon edhe tek vajzat e reja sidomos gjatë shkollimit të mesëm. Dukuria vërehet edhe në vizitat që bëmë kafeterive të Dibrës dhe restorantet. Në një nga kafeteritë e Dibrës biseduam me Vlorën dhe Gentën. Të dyja ishin duke përdorur duhanin dhe konsumuar kafen.

    “Filluam të përdorim duhanin para disa muajve të dyja si shoqe. Normalisht duhanin nuk e përdorim në shtëpi por këtu në kafeteri. Jemi në fazën e parë të përdorimit të duhanit dhe kemi filluar të përdorim duhan për kënaqësi. Ja e shihni që duhani përdoret më shumë nga ne femrat se sa nga meshkujt. Nuk është situatë e këtillë vetëm në këtë kafeteri, situata është e njëjtë edhe në kafeteritë e tjera”, thanë ata.

    Duke marr parasysh se gjendemi në sezonin veror vizituam edhe një restorant i cili gjendet në bregun e liqenit të Dibrës. Edhe aty në tavolinat vërejmë një dominim më të madh të përdorimit të duhanit nga ana e femrave. Një zonjë e cila jeton vitet e 50-ta na tregon se përdor duhanin më shumë se 20 vite.

    “Kam përdorur duhanin me tendencë që të dobësohem. Jam e angazhuar me punë në administratë dhe tani kam probleme shëndetësore me frymëmarrjen por që assesi nuk mund të la duhanin. E kam të qartë se duhani shkakton probleme në shëndet por vazhdoj ta përdor. Mua sidomos më shqetëson fakti se duhan përdor edhe vajza ime 25 vjeçare”, thotë zonja e cila deshi të mbetet anonime.

    Problemi i përdorimit të duhanit nga ana e femrave është trajtuar edhe në disa projekte që janë realizuar nga disa shoqata joqeveritare. Në konludimet që kanë të bëjnë me përdorimin e duhanit, shoqatat thonë se duhani në Dibër nga ana e femrave kryesisht në vitet e reja përdoret për kënaqësi dhe argëtim. Por duke marr pjesë në projektet që kanë të bëjnë me këtë temë, punonjësit shëndetësor gjithmonë kanë apeluar që femrat të mos përdorin duhanin poashtu edhe meshkujt, sepse dëmton shëndetin. Por edhe përkundrejt këtyre sugjerimeve numri i duhanpirësve në Dibër vazhdon të jetë i madh. /koha/

    Lajmi Paraprak

    AUTOBUSËT NË TETOVË QARKULLOJNË ME VËSHTIRËSI!

    Lajmi i rradhës

    RMV, lehtësim të procedurave për importin e fuqisë punëtore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë