Pesë banesat e konfiskuara të Gruevskit kushtojnë afro dy milionë euro!

    “NUK ËSHTË SHITUR AS 1/3 E PRONËS SË MIJALKOVIT, TESHAT E BOKI-13 NË SHITJE”

    Pas miratimit nga ana e Qeverisë, banesat e konfiskuara të ish-Kryeministrit Nikola Gruevski, do të dalin në shitje.

    Vlera e dy banesave në “Rrugën e Bihaqit” në Shkup dhe tre apartamentet në “Panorama Rezidens”, vlerësohën në 1.9 milion euro, thotë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, Driton Nebiu, Drejtori i Agjencisë për pronë të konfiskuar.

    Pas miratimit të Qeverisë, do të shiten banesat e konfiskuara të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Vlera e dy banesave në “Bihaçka” dhe e tri banesave në “Panorama Residence” vlerësohet në 1.9 milionë euro, thotë drejtori i Agjencisë për Menaxhimin me Pasuritë e Konfiskuara, Driton Nebiu në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, përcjell TV21.

    “Sipas asaj që kam si dokumentacion për vlerësimet nga Byroja e Ekspertizës Ligjore, ende nuk ka përfunduar vlerësimi i pasurisë, kemi edhe dy pasuri të paluajtshme, nl “Neravë” dhe “Qndër”, për të cilin nuk e kemi marrë ende vlerësimin nga Byroja për Ekspertizat Ligjore, por për çdo gjë tjetër që është bërë tashmë, vlerësimi për të gjitha banesat, si për ato në “Bihaçka” dhe për ato në “Panorama Residence”, është diku rreth 2 milionë euro, një milionë e 950 mijë euro. Vlerësimi është bërë nga Byroja e Ekspertizës Ligjore, se nëse i nxjerrim në shitje, nëse ankandi përfundon me sukses, kjo shumë mund të kthehet shumë shpejt në buxhetin e shtetit”, thotë Nebiu në intervistë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Shkupi po helmohet, shkrihen 600 tonë bateri akumulatori

    Lajmi i rradhës

    Përpjekje të mëdha për prerje ilegale të druve, MPB me 919 kallëzime penale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë