Pesë të vdekur nga një shpërthim në një fabrikë municionesh në Turqi

    Një shpërthim në një fabrikë municionesh në Ankara të Turqisë, ka lënë të vdekur pesë persona njofton Ministria e Mbrojtjes e Turqisë.

    Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 08:45 në kompleksin e Korporatës shtetërore të Industrisë Mekanike dhe Kimike, në periferi të kryeqytetit, Ankara.

    Autoritetet thanë se kanë nisur një hetim për shkakun e shpërthimit.

    Raportohet se në zonën e shpërthimit janë dërguar disa autoambulanca dhe zjarrfikësit.

    Xhamat e disa dyqaneve dhe shtëpive në zonat përreth u thyen nga forca e shpërthimit, njoftoi televizioni NTV.

    Lajmi Paraprak

    Për qytetarët e RMV, dreka në restorante është luks!

    Lajmi i rradhës

    Rashiti: Ndryshim radikal i qëndrimeve gjeopolitike të ShBA-së ndaj Kosovës dhe Serbisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë