Heqja e vetos së Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut është funksion i punës që doemos duhet ta bëjnë dhe pala maqedonase dhe bullgare dhe të arrihet përparim në të gjitha pikat, ka deklaruar kryeministri bullgar, Kiril Petkov për TV Nova, përcjell Nistori.
AIM nga Bullgaria raporton, se Petkov shpreson që marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore duhet të jenë në radhë të parë, por kjo, sipas tij, kërkon shumë punë nga dy palët.
“Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut duhet të punojnë bashkërisht”, deklaron Petkov.
I pyetur nëse Rusia mund të ndërhyjë në marrëdhëniet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë me filmin “Një fe, një gjuhë”, Petkov thekson se tezat e paraqitura në atë film janë kundër marrëdhënieve të mira fqinjësore RMV – Bullgari. Ai kujton se qeveria bullgare është deklaruar kundër filmit dhe përveç se nuk e miraton, ajo e kritikon fuqishëm. /Nistori/