Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore, qytetarët të shqetësuar për shpenzimet mujore

    Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore ka shqetësuar qytetarët. Ata thonë se po heqin dorë edhe nga disa produkte që janë elementare për të përmbyllur muajin.

    Të dhënat e entit të statistikave në raportet e shportës mujore te muajve të kaluar vazhdimisht tregonin rritje të çmimit të shportës konsumatore. Qytetarët kanë ndjerë sesi marrin më pak produkte, ndërkohë që kuleta e tyre zbrazet më shpejt dhe kjo ka ngjallur shqetësim tek ata.

    “Po e ndiejmë, nëse vazhdojmë nuk do të kemi më para. Unë shoh që të kenë fëmijët e mi, për mua nuk ka rëndësi. Unë si e marr pensionin ua jap fëmijëve, ata të jenë të lumtur, ata të kenë. Çfarë të them, askush nuk ka para. Ka rënë shumë standardi I jetesës. Për ju të rinjtë është edhe më e vështirë. Çfarë është kjo punë, një kafe të paguhet 150 denarë? Nuk mund ta përballojnë prindërit, të paguajnë rrymën, të paguajnë ngrohjen”, shprehet një qytetar.

    “Si nuk e ndiejmë. Ato marrim, por i paguajmë më shtrenjtë. Japim më shumë para se sa që marrim mall. Ngushtohemi, ngushtohemi”, thotë një qytetar.

    Sipas të dhënave të fundit statistikore një familje katër anëtarëshe në Maqedoninë e Veriut për të kaluar muajin me gjërat me elementare për jetesë i nevojiten 34,342 denarë. Analizat tregojnë se kostoja e jetesës po rritet vazhdimisht ndërsa pagat mbeten të njëjta. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Petkov: Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut doemos të punojnë së bashku

    Lajmi i rradhës

    Dyqane të braktisura, rrugë të zbrazëta, pak shenja jete në Maqedoninë e Veriut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë