Petkov: Ne duhet të ndryshojmë të kuptuarit tonë se çfarë do të thotë për RMV-në të negociojë me BE-në

    Qeveria bullgare ka konfirmuar vizitën e kryeministrit Kiril Petkov në Shkup më 18 janar. Në një komunikatë për media nga kabineti i Petkovit sqarohet se data përkon me 30 vjetorin e njohjes së Maqedonisë së Veriut nga Bullgaria. Kryeministri do të shoqërohet nga ministrja e Punëve të Jashtme, Teodora Gençovska dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Nikolai Sabev. Petkov thekson se duhet të ndryshohet kuptimi se çfarë do të thotë për Maqedoninë të negociojë me BE-në.

    “Ne duhet të ndryshojmë të kuptuarit tonë se çfarë do të thotë për Republikën e Maqedonisë së Veriut të negociojë me BE-në dhe të jetë pjesë e saj në të ardhmen. Le të flasim për të gjitha përfitimet që do të kemi ne dhe Republika e Maqedonisë së Veriut nga ky proces”- deklaroi Petkov: Vizita në shkup, në ditë simbolike.

    Ministria e Punëve të Jashtme thekson se vizita pritet të përmbledhë rezultatet e deritanishme dhe progresin e arritur si dhe t’i japë një shtysë të re komunikimit për tejkalimin e dallimeve.

    “Fokusi i bisedimeve do të jetë zbatimi i vazhdueshëm i Marrëveshjes pwr fqinjwsi tw mirw dhe Bashkëpunimit të nënshkruar mes dy vendeve në gusht të vitit 2017, si dhe vazhdimi i përpjekjeve për të ecur përpara në përpjekjet për të siguruar mbështetje për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian”- thonë nga VIZART- MPJ.

    Ndërkohë, në intervistë për BGNES, ish-kryeministri bullgar Filip Dimitrov, bëri të ditur se Shkupi dhe Sofja nuk do të gjejnë zgjidhje përderisa nuk bisedojnë si palë të barabarta.

    “Probleme dhe tensione nuk mund të mos ketë,  por ato zgjidhen me kalimin e kohës, nëse vetëm njëri, ndoshta më i forti, do të jepte sinjale pozitive. Por, nëse në një familje të ndarë dikush godet me këmbë dhe thotë: “Si nuk më do?! Si më doje dhjetë vite më parë!” – Tingëllon koxha qesharake, apo jo? “Dashuria dhe respekti nuk kërkohen në gjykatë- pohoi Filip Dimitrov – Ish-kryeministër i Bullgarisë.

    Në prag të takimit mes Petkovit dhe kryeministrit tonë të ardhshëm, Dimitar Kovaçevski, nga Ambasada franceze në Sofje njoftuan se Parisi zyrtar është i gatshëm të ofrohet si ndërmjetësues në zgjidhjen e kontestit. Franca kryeson Bashkimin Evropian në gjashtë muajt e parë të këtij viti. /AlsatM/

    Lajmi Paraprak

    BMW Seria 7 hibride vjen me 560 kuaj/fuqi

    Lajmi i rradhës

    Tragjedia në spitalin modular në Tetovë | “Pushteti i regjimit hibrid është më i rëndësishëm sesa jeta e qytetarëve”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë