Tragjedia në spitalin modular në Tetovë | “Pushteti i regjimit hibrid është më i rëndësishëm sesa jeta e qytetarëve”

    Aleanca për Shqiptarët nëpërmjet një komunikate për Nistori, thotë se katër muaj pas tragjedisë në Tetovë ende askush nuk mban përgjegjësi për 14 qytetarët që u dogjën të gjallë.

    “Regjimi aktual që në ditët e para pas tragjedisë filloi fshehjen e së vërtetës, gjurmëve të krimit dhe u tall me familjarët e viktimave duke deponuar dhe pastaj refuzuar dorëheqjet. Për të qenë ironia edhe më e madhe, ministri dhe zëvendës ministri  i shëndetësisë, nuk u shkarkuan kur u dogjën të gjallë 14 qytetarë të Tetovës, por kur duhej të bëhen pazaret politike për të mbijetuar regjimi”, thonë nga ASh.

    Kjo, sipas ASh-së, vetëm se konfirmon atë që e kanë paralajmëruar në vazhdimësi, se pushteti i regjimit hibrid është më i rëndësishëm sesa jeta e qytetarëve. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Petkov: Ne duhet të ndryshojmë të kuptuarit tonë se çfarë do të thotë për RMV-në të negociojë me BE-në

    Lajmi i rradhës

    Banorët e Çairit mbetën pa ngrohje për shkak të festave!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë