Petkov: Ne jemi për perspektivën europiane të Maqedonisë së Veriut, por edhe të Shqipërisë

    Mbështetje për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut, kështu u shpreh kryeministri i Bullgarisë Kiril Petkov në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini”, por shtoi se është e nevojshme që fillimisht të zgjidhen disa çështje, siç është respektimi i të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut me garanci në Kushtetutë, njofton korrespondenti i AIM-së nga Athina.

    “Ne jemi për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut, por edhe të Shqipërisë. Megjithatë ka disa çështje që duhen trajtuar fillimisht, siç është respektimi i të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, me garanci në kuadër të Kushtetutës.

    Kemi një plan dhe komunikim shumë të mirë me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut dhe shpresojmë të ecim shpejt përpara”, tha kryeministri bullgar.

    Lajmi Paraprak

    Pendarovski: Të përqëndrohemi në zhvillimin e aftësive të personave me sindromën Down

    Lajmi i rradhës

    Ku ka ngecur Kosova me pagën minimale?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë