Zëdhënësja e Komisionit Evropian për Zgjerimin, Ana Pisonero, konfirmoi se deklarata e eurokomisarit, Oliver Varhei për ndarjen e Shkupit dhe Tiranës është një skenar i mundshëm, njoftoi korrespondentja e AIM nga Brukseli, përcjell Nistori.
“Qëndrimi i Komisionit Evropian është shumë i qartë: dëshirojmë të shohim Konferenca ndërqeveritare me dy vendet, që të dyja vendet i përmbushin kushtet, por Këshilli duhet të japë pëlqim”, tha Pisoneri.
Zëdhënësja e KE-së nuk përjashton mundësinë se nëse nuk ka marrëveshje për RMV-në, atëherë të bëhet ndarja në procesin e bisedimeve mes Shkupit dhe Tiranës. /Nistori/