Sa është i shëndetshëm qumështi i bajames

    Qumështi i bajames është bërë lloji më i popullarizuar i qumështit bimor. Mirëpo, mbase pyesni sa është vërtet i shëndetshëm

    Prania e proteinave dhe e karbohidrateve në qumështin e bajames së pa ëmbëlsuar është mjaft e ulët (në një filxhan), kështu që makronutrienti kryesor që merrni është yndyra e shëndetshme.

    Sidoqoftë, mund të ndryshojë varësisht sa bajame përmban një qumësht i veçantë.

    Variantet më të thjeshta jo të ëmbëlsuara përmbajnë vetëm dy përbërës: ujë dhe bajame.

    Përmbajtja e vitaminave dhe mineraleve mund të ndryshojë ndjeshëm nëse shtohen më shumë përbërës.

    Disa prodhues e pasurojnë qumështin e bajames me kalcium për ta bërë më të mirë se qumështi i lopës. Mund të përmbajë edhe vitamina D dhe B12.

    Në disa raste, ata gjithashtu vendosin pluhur proteinash të përftuara nga bizele të verdha. Mbetet të diskutohet nëse produkte të tilla ende kualifikohen si qumësht bajameje, shkruan revista “Health”.

    Shumë prodhues shtojnë sheqer

    Sasia e sheqerit dhe e aromave të tilla si çokollata dhe vanilja ndryshojnë për shkak të prodhuesve të ndryshëm.

    Një filxhan mund të ketë madje 12 gramë sheqer të shtuar e cila është gjysma e lejimit të rekomanduar ditor të sheqerit për gratë, sipas udhëzimeve të Shoqatës Amerikane të Zemrës.

    Mund të përmbajë përbërës të padëshiruarnga TaboolaRekomanduarMund t’ju interesojnëSi të humbisni celulitin dhe dhjamin e tepërt në kushte shtëpiehttps://mjekesia.org/Vlerat e Propolisit për shëndetin. Antibiotik natyral. I duhuri për këtë periudhë që po kalojmëmjekesia.orgMos u ndjej më në siklet gjatë verës, elemino celulitin në 28 ditë.https://mjekesia.org/

    Ndonjëherë xhelatina dhe vaji i lulediellit gjenden në qumështin e bajames. Konsumatorët në përgjithësi nuk mendojnë më tej për përbërësit. Për këtë arsye, leximi i gjithçkaje që është shkruar në paketim është shumë e rëndësishme.

    Ju ndoshta do të duhet të provoni disa lloje të qumështit të bajames derisa të gjeni atë që ju përshtatet më së miri. Duhet kërkuar prodhuesit që përdorin përbërës të thjeshtë dhe të njohur.

    Edhe opsionet që përmbajnë një koncentrat më të ulët bajamesh mund të ofrojnë disa përfitime, të tilla si ndihma për të zvogëluar përdorimin e qumështit të kafshëve.

    Lajmi Paraprak

    Zidane dhe Gattuso, dy kandidatë të mundshëm për të zëvendësuar Pirlon te Juventusi

    Lajmi i rradhës

    Pisonero: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë gati për negociata, por vendimi i takon Këshillit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë