Pivovarov: Është e lehtë ta nënshkruani memorandumin, por duhet edhe të zbatohet

    Vlladimir Pivovarov, Koordinatori Kombëtar për menaxhm të integruar të kufijve në Programin 200, tha se është shumë e lehtë për të nënshkruar memorandume, por është shumë e vështirë të zbatohen se duhet të ketë vullnet politik.

    Është shumë lehtë ta nënshkruani memorandumin, shumë e vështirë është ta operacionalizoni, para së gjithash duhet të ketë vullnet politik, këtë e shohim se dy kryeministrat e Shqipërisë dhe RMV-së , e treguan atë, dhe nga ana tjetër kur të flasim për çështje të tilla, nëse ka besim ose jo, pra nëse duam të shkojmë në BE, atje keni 27 anëtare që kanë besim të ndërsjellë. Kufiri i përbashkët, pra keni shumë modele në botë, si funksionojnë “one stop-shop” projektet. Sipas meje projekti më i mirë është ai që funksionon ndërmjet Zvicrës dhe Italisë. Në atë projekt, pra del qytetari italian ose cilido nga Italia pa kryer asnjë kontroll, por vjen në hyrje të Zvicrës, të gjitha të dhënat e nevojshme për tu futur, pra duhet të kenë baza të harmonizuara të të dhënave, që të mund të bëhet kontroll, që automatikisht vjen në softuerin e anës tjetër, dhe e kundërta, qytetarët që udhëtojnë nga Zvicra nuk ndalojnë në dalje të Zvicrës, vijnë direkt në kufirin italian dhe ato të dhëna shkojnë në bazën e Zvicrës. A mundet kjo për momentin të bëhet mes këtyre shteteve? Këtë desha ta them. Problemi kryesor që mund të paraqitet, nëse nuk ka besim të ndërsjellë mes shteteve, pra kontroll në stop listat. Stop listat janë baza të dhënash, ku persona të caktuar futen në baza të ndryshme. Pra, urdhër gjyqësor, urdhër ligjor cila do vendore pastaj këtu vjen Interpoli, shërbimet partnere, pra kur shkojmë ne në kufi mendojmë se vetëm pasaportën kur ta merr polici, se vetëm juve ju identifikon? Jo, e kontrollon bazën e tërë të të dhënave, a kërkoheni, a duhet tu ndalojnë, a duhet të informojnë dikë, pra të gjitha janë të dhëna, që i ka njëra ose pala tjetër.

    Këtu mendoj në aspektin informatik bisedova me ekspertë të informatikës, se edhe ky problem mundet të zgjidhet ashtu që nëse një person vjen në anën tjetër të kufirit në dalje, ndërsa kërkohet nga ana jonë pra vetëm atëherë baza e të dhënave atë emër, që do ta evidentojë në linjën kufitare, vjen edhe informacioni te ne dhe ne e dimë se ai person është më në anën tjetër”, tha Vlladimir Pivovarov.

    Lajmi Paraprak

    Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, vende që kanë potencialin të shpallen të sigurta për udhëtim të lirë drejt BE-së

    Lajmi i rradhës

    Sulejmani: Non-paper nuk është incident diplomatik

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë