Plani për ndryshimet kushtetuese: SY MË SY ME SECILIN DEPUTET!

    Mosmarrëveshjet dhe porositë e përziera të dërguara nga partitë në pushtet dhe opozitë pas takimit të liderëve për harmonizimin e argumenteve për ndryshimet kushtetuese, të cilat duhet të votohen në Parlament për mbajtjen e konferencës së dytë ndërqeveritare ndërmjet Maqedonisë dhe BE-së, më shumë se një herë në javë i nënshtrohen interpretimeve, supozimeve dhe analizave të publikut ekspert vendas. Në gjithë këtë periudhë pas takimit të dy liderëve, me të gjitha deklaratat, sqarimet dhe interpretimet e ekspertëve shtesë partiake, duket se opinioni nuk po merr përgjigje të qarta nga faktorët politikë për qëndrimin rreth çështjes së ndryshimeve kushtetuese. Në të njëjtën kohë, nuk kalon pa u vënë re që partitë janë përfshirë edhe një herë në lojëra dhe kalkulime të caktuara politiko-partiake.

    Ndërkohë sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Demokratike (LD), Zoran Dimitrovski, ka deklaruar se zyrtar të LSDM-së kanë udhëtuar për në Budapest për ta takuar Gruveskin që në shkëmbim të amnistisë ndaj tij dhe të afërmeve të tij të siguroj disa vota për ndryshimet kushtetuese.

    “Ka incizime dhe fotografi nga takimi. Në atë takim zyrtarët e LSDM=së kanë kërkuar ndihmë nga Gruevski. Këta janë njerëz të dërguar nga LSDM-ja për të negociuar me Gruevskin, me ofertë për amnisti ndaj Gruevskit i cili e e refuzoi atë bashkëpunim! Nuk them se nuk do të përpiqen më tej, duke ofruar para dhe mënyra të ndryshme”, u shpreh Dimitrovski.

    Sipas tij, kësaj here kemi krejtësisht një situatë tjetër ku ose do të votojë e gjithë VMRO-DPMNE-ja ose asnjë nga ata.

    Por akuzat e tilla i ka mohuar ish-kryeministri Gruevski. Ai ka shkruar në profilin e tij në facebook se përmes mediave ka dëgjuar për një deklaratë nga një ish-zëvendësministër i vetëqeverisjes lokale se njerëz nga LSDM-ja, kanë shkuar tek ai në Budapest dhe kanë kërkuar mbështetje për dy të tretat e shumicës për ndryshime në kushtetutë, në këmbim për t’i dhënë fund persekutimit politik dhe se e refuzova atë.

    “Ata gjithashtu më njoftuan se ajo deklaratë është bërë virale në rrjetet sociale. Ndonëse lajme të tilla false dhe spekulime zakonisht i anashkaloj sepse thuajse çdo ditë ka lloje të ndryshme, duke pasur parasysh që shumë shokë të mi më pyesin nëse është e vërtetë, ju njoftoj se askush nga LSDM-ja nuk ka ardhur për të kërkuar gjë. Pra, lajm i rremë! Është për të ardhur keq që në Maqedoni nuk po ndodh asgjë e zgjuar, serioze dhe e bukur që do të ishte temë për diskutim publik, ndaj lajmet e rreme, shpeshherë të lidhura me emrin tim, janë menyja kryesore në diskursin publik dhe të tilla bëhen lajme që diskutohen me ditë të tëra”, ka shkruar Gruevski.

    Nëse bisedimet në nivel partie nuk japin rezultat, Qeveria do të nisë bisedimet me secilin deputet brenda një periudhe të arsyeshme kohore. Për të zbardhur kakofoninë në opinion pas takimit të liderëve, u përpoq në mënyrë unike të ndikojë zëvendëskryeministri për Integrime Evropiane Bojan Mariçiq, i cili paralajmëroi një qasje disi më të qartë ndaj sfidës së “amendamenteve kushtetuese”, me njoftimin se nëse bisedimet në nivel partie nuk japin fryte, në një afat të arsyeshëm,

    Qeveria do të nisë bisedimet me çdo deputet. “Do t’i japim edhe një shans në ditët në vijim opozitës, megjithatë, që t’i qasen këtyre bisedimeve që bashkërisht të biem dakord dhe të zbatojmë planin për ndryshime kushtetuese. Nëse kjo nuk ndodh dhe nëse apelet për një dialog të arsyeshëm nga ana jonë nuk japin fryte në DPMNE, sigurisht që do të fillojmë një bisedë me secilin deputet”, ka thënë Mariçiq. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Verën e presin protesta në RMV!

    Lajmi i rradhës

    Pagat në sektorin publik, sindikalistët në Maqedoni presin ofertë të re

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë