Pluhuri dhe gjelbërimi, problem për personat me alergji

    Ardhja e stinës së pranverës dhe fillimi i çeljes së gjelbërimit jo gjithmonë është e mirëseardhur për një kategori të qytetarëve. Kësisoj, shumë qytetarë në këtë periudhë të vitit me ndryshimet klimatike përballen me alergji të ndryshme sezonale. Mjekët shprehen se përveç pacientëve të cilët kanë alergji vetëm në këtë periudhë, poashtu ka edhe pacient të cilët kanë alergji kronike dhe gjatë tërë vitit kanë probleme, por më shumë shfaqet gjatë pranverës. Tashmë, pacientët e parë kanë filluar të kërkojnë ndihmë mjekësore tek mjekët. Në vendin tonë, më shumë të përhapura janë alergjitë nga pluhuri dhe nga bimët, pohojnë mjekët.

    “Me këtë rast, ka filluar të rritet edhe numri i pacientëve të cilët vijnë dhe kërkojnë ndihmë në ambulancat tona për shkak të problemeve shëndetësore në këtë rast nga alergjitë. Alergjitë të më të përhapura në vendin tonë janë nga pluhuri dhe bimët e ndryshme që janë në rajonin tonë. Për fat të keq, ne mundohemi që t’i sugjerojmë pacientët tonë që sa më shumë të mundin ti largohen ekspozimit ndaj këtyre alergjenëve. Mirëpo, alergjenëve të pluhurit vështirë se mund tiu shmangemi sepse pluhur kemi gjithandej ku jetojmë. Por, alergentëve që i kemi nga bimët, atyre edhe mund t`iu shmangemi, pra në ato vende ku ka gjelbërim këta pacient duhet që të mos ekspozohen, ndërsa rekomandohet që gjatë lëvizjeve këta pacient të mbajnë maskë nëse e kanë të patjetërsueshme të lëvizin në ato vende ku ka gjelbërim”, thotë mjeku Bekim Ismaili.

    Por, jo rrallë herë qytetarët e kanë vështirë të dallojnë gripin sezonal nga alergjia, pasi që simptomat janë shumë të përafërta. Prandaj, mjekët rekomandojnë që qytetarët në këto raste të kërkojnë ndihmën e mjekëve.

    “Në shumë raste, kemi ngërthim të simptomave, të cilët janë të gripit sezonal, të virozave sezonale dhe të alergjisë. Normalisht se pacientët të cilët kanë alergji nuk kanë temperaturë kurse nga ana tjetër ata persona që kanë grip kanë temperaturë. Nga ana tjetër lotimi i syve paraqitet tek personat që kanë vetëm me alergji sezonale. Por, ka edhe simptoma tjera që janë të njëjta siç është rrjedhja e hundëve që paraqitet tek të dy kategoritë. Një pjesë e pacientëce që janë të prekur me alergji tashmë i dinë simptomat dhe menjëherë vijnë dhe kërkojnë ndihmë”, tha mjeku Ismaili.

    Sipas mjekëve, alergjitë nuk zgjedhin moshë, por më të ekspozuar janë fëmijët sepse nuk dinë të mbrohen. Sipas mjekëve edhe moshat tjera nuk kursehen nga alergjitë sezonale. Ndryshimet në dinamikën e jetesës kanë ndikuar që të paraqiten edhe alergji nuk kanë qenë prezente më herët, ku sipas mjekëve, ndotja e ajrit, mënyra e ushqimit ndikon tek personat më të ndjeshëm që të preken me alergji të ndryshme. /Koha/

    Lajmi Paraprak

    Shenjat e mungesës së vitaminës A 

    Lajmi i rradhës

    A rigjenerohen qelizat e organizmit çdo shtatë vjet?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë