Po kontrollohet nëse ka hyrë në tregun e Maqedonisë çipsi kancerogjen nga Serbia

    Janë duke u bërë kontrolle për të parë nëse në tregun e Maqedonisë së Veriut ka çips nga Serbia në të cilat është zbuluar nivel i lartë i akrilamidit, tha për AIM-n drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AHV), Nikolkçe Babovski.

    Sipas Babovskit, nëse vërtetohet se e kemi, produkti do të tërhiqet.

    Ndërkohë, monitorohet në mënyrë aktive kur sistemi i paralajmërimit të shpejtë RASFF në nivel BE do të përcaktoj nëse çipsat janë të ndaluar.

    “Në sistemin e paralajmërimit të shpejtë RASFF në nivel të BE-së, ende nuk është vërejtur se ky produkt është i ndaluar dhe se duhet të tërhiqet nga tregjet dhe tashmë po kontrollojmë nëse ka hyrë apo jo në vendin tonë”, tha Babovski.

    Një ngarkesë me çipsa me shije piper, e prodhuar në Serbi, u ndalua në kufirin kroat, në të cilën u konstatua një nivel i lartë akrilamide. Këtë e ka bërë të ditur edhe Komisioni Evropian në faqen e saj zyrtare. /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    Thyhet rekordi botëror i nxehtësisë në oqeane

    Lajmi i rradhës

    Vazhdon kaosi në aksin Shkup-Bllacë, kompania që riparon tunelin në pushim vjetor

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë