“PO NDOH KASAPHANE EKOLOGJIKE” / Drejtori i pyjeve, Miftari: Sejdiu të mos shpërqëndrojë opinionin nga dështimet e veta

    “Po ndodhë një “kasaphane” ekologjike që po i bëhet natyrës, edhe atë, me lejen e institucioneve qeveritare“, kështu e nisi denoncimin kryetari i komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu ndaj Pyjeve shtetërore të RMV, ku si rezultat i një tenderi që është nënshkruar kontratë me një kompani private, të cilës kompani i lejohet që të presë dru jo sipas standardeve të përshtatshme në rrugën Grupçin – Zhelinë, raporton Nistori.

    Sipas Sejdiut, vendimi i Pyjeve të Maqedonisë për lejimin e prerjeve të drunjve të çmuar, paraqet vendim kundër ruajtjes së ambientit dhe dëmtimit brutal të natyrës dhe ky vendim është papranueshëm.

    “Konstatojmë se, nuk do të lejojmë në asnjë moment, që edhe më tej të prriten drunjt e pishave, të cilat janë shumë të rrallë dhe me dekada të ritura, dhe të cilët na pastrojnë ajrin tonë dhe vrasin mikroorganizmat e dëmshëm. Andaj, kur bëhet fjalë për shëndetin tonë nuk njohim asnjë vendim e asnjë autoritet, qoftë privat apo shtetëror dhe si rrjedhojë nuk e njohim as këtë Kontratë. Nuk do të negociojmë me askend, kur është në pyetje shëndeti i qytetarëve tanë. Këtu është vija e kuqe, për të cilën nuk do të tolerojmë askend dhe me asnjë çmim. Sot, me makineritë e komunës kemi bllokuar rrugën e cila të çon deri te vendi i ngjarjes, dhe ky vend prej ditës së djeshme (e Diel), do të patrullohet nga inspektorët e komunës së Zhelinës, në çdo moment”, deklaroi Sejdiu para medias.

    Ndryshe, Pyjet e Maqedonisë hedhin poshtë pretendimet e kreut të Zhelinës. Nga kjo ndërmarrje thonë se kompania që ka fituar tenderin respekton të gjitha rregullat e parashikuara në kontratë.

    “Kryetari i komunës së Zhelinës Blerim Sejdiu si duket nuk ka kohë të merret me punët e komunës që drejton, por bën politikë ditore dhe tenton të bëj madje edhe punët e pyjeve nacionale. Ia bëjmë me dije kreut të komunës së Zhelinës, që të mos merret me politikë ditore dhe nxitje të banorëve për të defokusuar ata që t’i mbaj larg dështimeve të veta, dhe mos realizimit të punëve që premtoi, duke hedhur fajin tjerëve. Firma që ka fituar tenderin për prerje të druve, është duke respektuar gjitha normat, e në rast të shkeljes së tyre, gjithsesi se inspektorati dhe policia pyjore do marrin masat e rrepta të duhura”, shprehet Safet Miftari, drejtor i Pyjeve të Maqedonisë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Kush deshi që vrasjen e Vanjës ta përlyej me karakter etnik?!

    Lajmi i rradhës

    Gashi: nuk do të lejojmë falsifikimin e zgjedhjeve, pavarësisht çmimit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë