Policia e RMV-së premtoi se do të luftojë keqpërdorimet seksuale në internet

    Policia e Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me policinë e Kroacisë, Sllovenisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës kanë nisur fushatën “Thuaj jo”, që ka për qëllim luftimin e keqpërdorimit seksual në internet.

    Keqpërdorimi seksual i fëmijëve në Internet ka pasoja afatgjate ndaj viktimës, e cila patjetër duhet të jetojë me faktin se fotografitë dhe videot të marra përmes keqpërdorimit të besimit mund të përhapen në Internet në çdo kohë dhe të jenë të kapshme për çdo person. Për këtë, në bashkëpunim me policitë e rajonit dhe me Evropol-in, realizojmë fushatën qëllimi i së cilës është të ju tregojmë fëmijëve dhe të rinjve për rreziqet dhe pasojat”, deklarojnë nga Policia e Maqedonisë së Veriut.

    Policia vlerësoi që keqpërdorimi seksual i fëmijëve është vepër serioze penale që ka pasoja afatgjata për viktimën, kështu lufta kundër keqpërdorimit seksual të fëmijëve është prioritet si për shtetin tonë poashtu edhe për Unionin Evropian.

    “Ky është shantazh dhe detyrim seksual përmes internetit. Kjo është vepër penale, kurse kryerësit do të ndiqen. Ruani porositë dhe fotografitë nga ekrani që t’i ndihmojë policisë t’i kap kriminalët”, premtojnë nga polica.

    Ndryshe, rasti “Dhoma publike” në Maqedoninë e Veriut ka të bëjë me publikimin e fotografive eksplicite të vajzave 12-13 vjeçare në rrjetin social Telegram. Fotografitë ishin marrë nga profilet publike si dhe nga bisedat private. Që në fazën e parë të hetimeve, policia zbuloi numrat e telefonave të administratorëve.

    Skandali i cili zbuloi se në grup ndahen fotografi dhe video të vajzave, në mesin e të cilave kishte edhe të mitura, ndërsa grupi ka pasur rreth 8.000 anëtarë, ndërkaq në të janë shpërndarë rreth 800 video dhe fotografi private. Në ndërkohë, edhe pse është ndryshuar emri i “Dhomës Publike” më shumë se gjysma e anëtarëve e kanë lëshuar grupin, duke përfshirë edhe administratorin.

    Lajmi Paraprak

    Qeveria ka miratuar ndryshimet në gjashtë ligjet kryesore mbi procesin e digjitalizimit

    Lajmi i rradhës

    Murseli: Në qeverisjen time pensionistët në Tetovë do të kenë përkujdesje meritore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë