Tragjedia në Tetovë | Xhaferi nuk pranon nismën e VMRO-DPMNE-së për Komision anketues që do të vërtetojë përgjegjësinë politike

    Foto: AIM

    Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi ka hedhur poshtë nismën e opozitës për formimin e një Komisioni Anketues për rastin me djegien e spitalit modular në Tetovë, ku mbetën të vdekur 14 persona, përcjell Nistori.

    Përndryshe, ditë më parë deputetët e VMRO DPMNE-së kërkuan formiin e komisionit anketues për tragjedinë në spitalin modular të Tetovës. Kjo me qëllim që të vërtetohet përgjegjësia politike e kompetentëve, u shpreh deputetja e opozitës, Rashella Mizrahi.

    Komisioni, sipas tyre pritet të vërtetojë nëse ka shkelje të procedurave, nëse kompetentët në kohë kanë reaguar dhe të definohet përgjegjësia politike. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    SHTIGJEVE TË LIRISË…

    Lajmi i rradhës

    Policia identifikon pronarin e kalit që vraponte në autostradën Shkup – Tetovë (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë