Policia ka gjetur makinën e cila është përdorur mbrëmë në Tetovë nga gjuajtësit me armë

    Policia e Tetovës ka dalë me informacione të reja në lidhje me incidentin e mbrëmshëm, ku u gjuajt me armë zjarri në drejtim të një shtëpie.

    Nga policia thonë se është gjetur makina me të cilën sulmuesi ka gjuajtur me armë, ndërsa e njëjta është marrë me forcë nga pronari i saj.

    “Më datë 11.04.2024 në ora 22.45 në SPB-Tetovë, M.T. nga Tetova ka raportuar se në drejtim të shtëpisë së tij në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, është qëlluar me armë zjarri nga një veturë “Volkswagen Polo” në lëvizje. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar dëmtime në derën e hyrjes dhe muret e shtëpisë. Është kryer këqyrje dhe pas masave të marra rreth orës 01:35 të datës 12.04.2024 në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit automjeti është gjetur”.

    “Gjithashtu, pas marrjes së masave, është konstatuar se paraprakisht është raportuar se rreth orës 22:30 nën kërcënim të armës së zjarrit është marrë vetura e tipit “Polo” me armë zjarri nga personi F.E. dhe babait të tij H.E”.

    “Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit, pas së cilës do të ngrihen kallëzimet përkatëse”, thonë nga SPB Tetovë.

    Lajmi Paraprak

    Paratë shtetërore për zgjedhjet joshën një numër rekord portalesh në RMV

    Lajmi i rradhës

    Pse është i rëndësishëm regjistrimi i popullsisë?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë