Politikat e reja të Elon Muskut në X ndihmuan në përhapjen e propagandës ruse

    Politikat e reja të Elon Muskut në Twitter nuk arritën të trajtojnë propagandën ruse, ka zbuluar një studim i Komisionit Evropian.

    Në raportin e tij, organi qeverisës i Bashkimit Evropian tha se pavarësisht angazhimeve për të ndërmarrë veprime kundër propagandës ruse nga kompanitë e mediave sociale, përhapja e dezinformatave në platforma të tilla lulëzoi. Dhe në X, dikur Twitter, dezinformatat ruse u rritën, raporton skynews.

    “Gjatë vitit 2022, audienca dhe shtrirja e llogarive të mediave sociale të lidhura me Kremlinin u rrit ndjeshëm në të gjithë Evropën. Analiza paraprake sugjeron se shtrirja dhe ndikimi i llogarive të mbështetura nga Kremlini është rritur më tej në gjysmën e parë të vitit 2023, i nxitur veçanërisht nga zbehja e standardeve të sigurisë së Twitter”, shkruan në raport.

    Më 25 gusht, BE publikoi rregulla të reja digjitale për platformat më të mëdha të mediave sociale – Aktin e Shërbimeve Dixhitale (DSA).

    DSA është krijuar për t’i mbajtur përdoruesit të sigurt në internet dhe për të ndaluar përhapjen e përmbajtjes së dëmshme dhe platformat që bien nën rregullat e reja përfshijnë Facebook, TikTok, YouTube, Instagram, LinkedIn, Snapchat dhe X.

    Në raportin e tij, Komisioni Evropian doli në përfundimin se nëse DSA do të ishte funksionale para muajit të kaluar, kompanitë e mediave sociale, përfshirë X, do të kishin shkelur detyrat e tyre ligjore. 

    Lajmi Paraprak

    Gjaku i trashë, qarkullim i dobët – shkaktarët, simptomat dhe shërimi

    Lajmi i rradhës

    Shtatori me kërkesa të larta për pushime në Shqipëri

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë